Home / Lajme / Maqedoni / Demant: Helikopterët nuk fluturojnë mbi fshatrat e Malësisë së Tetovës

Demant: Helikopterët nuk fluturojnë mbi fshatrat e Malësisë së Tetovës

Tetovë, 11 Maj – Malësia e Tetovës është e qetë dhe nuk ka asnjë lëvizje të dyshimt as nga helikopterët e as nga persona të armatosur.

Banorët e fshatrave tregojn se në fshatrat e tyre po mbretëron situatë e qetë dhe nuk ka nevojë për panikë, për shkak se nuk ka të stacionuar forca policore, si dhe gjatë tërë ditës nuk është vërejt asnjë helikopterë, transmeton Televizioni Koha.

Televizioni Koha kontaktoi me sektorin e MPB-së për të marr informata rreth situatës në Malësinë e Tetovës por nga policia e Tetovës hedhin posht këto shpekulime të portaleve.

Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski, nuk konfirmon e as nuk demanton se ka prezencë të shtuar policore në këto fshatra, por apelon te banorët se nuk ka nevojë për panik.

“Edhe po të kishte ndonjë aksion, sigurisht se nuk mund të themi asgjë pa përfundimin e tij. Mirëpo banorët nuk duhet të frikohen nga prezenca e policisë, sepse policia është atje që t’i mbrojë. Ata janë shtetas të Maqedonisë dhe policia do jetë pranë tyre”, tha Kotevski.

Ai shtoi se tani për tani nuk posedon informacione nëse në këtë rajon është vërejtur prezencë e ndonjë grupit të armatosur. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *