Home / Lajme / Maqedoni / Demanton Zajazi: Te ne nuk ka grupe të armatosura!

Demanton Zajazi: Te ne nuk ka grupe të armatosura!

Kërçovë, 08 Maj – Zajazi me poezi tregon qe nuk është për luftë , dhe se nuk ka grupe të armatosura në Zajaz.

“Malet, fushat, arat, lumenjtë, liqenet, detet, oqeanet. Lulet prapë do të lulëzojnë, por Zajazi nuk do të luftojë”, ka shkruar një person tjetër.

Ky person me shpirt poetik, është prezantuar si Fazli Delija-Daja. Ai ka akuzuar “Lajm”-in dhe mediumet tjera se po nxixisn tensione në fshatin e tyre luftëtar dhe paqedashës

Në redaksinë tonë kanë arritur reagime të shumta nga persona që prezantohen si banorë të Zajazit, ku demantojnë informatën se në fshatin e tyre ka grupe të armatosura. “Ne jemi trima, po nuk e dojmë luftën. Ne bëjmë biznes”, ka shkruar një person i cili prezantohet si Musli Xhankeri – Musa.

“Malet, fushat, arat, lumenjtë, liqenet, detet, oqeanet. Lulet prapë do të lulëzojnë, por Zajazi nuk do të luftojë”, ka shkruar një person tjetër, raportojnë mediumet. Ky person me shpirt poetik, është prezantuar si Fazli Delija-Daja. Ai ka akuzuar “Lajm”-in dhe mediumet tjera se po nxixisn tensione në fshatin e tyre luftëtar dhe paqedashës.

“Në Zajaz nuk ka grupe të armatosura. I ka vdek nona kësaj pune”, ka shkruar një tjetër banor i fshatit, i cili prezantohet si Abaz Gjura.

Edhe burime policore mohojnë se në fshatin Zajaz ka grupe të armatosura. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *