Home / Lajme / Maqedoni / Deputeti i BDI’së Rexhail Ismaili kërkon ndihmë nga Thaçi e Rama t’ju ndihmojnë shqiptarëve të Maqedonisë

Deputeti i BDI’së Rexhail Ismaili kërkon ndihmë nga Thaçi e Rama t’ju ndihmojnë shqiptarëve të Maqedonisë

09 Maj – Deputeti i BDI’së nga Kumanova, Rexhail Ismaili u ka bërë thirrje Hashim Thaçit e Edi Ramës të marrin masa ndaj situatës në Maqedoni dhe të veprojnë në interes të shqiptarëve.

Në një intervistë për Express, Ismaili ka treguar se në Kumanovë ka përleshje me armë mes policisë dhe një grupi të armatosur shqiptarë.

Express: A mund të na tregoni se çka është duke ndodhur në Kumanovë?

Rexhail Ismaili: Aktualisht, situata në Kumanovë është konfliktuoze për këtë arsye jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Nga ora 4 e gjysmë të mëngjesit ka pasur konflikt te lagjja “Kodra e Trimave” në qytetin e Kumanovës dhe kanë vazhduar të shtënat deri në ora 8.30. Pastaj të shtënat janë përsëritur edhe kah ora 11. Ka të shtëna mes një grupi të armatosur dhe forcave policore në Kumanovë.

Express: Përleshja po ndodh mes grupit të armatosur shqiptar dhe policisë maqedonase?

Rexhail Ismaili: Po.

Express: Pse po ndodh kjo përleshje? A dihet motivi?

Rexhail Ismaili: Realisht, nuk kemi informata zyrtare. Të gjitha janë informata jozyrtare. Është një grup i armatosur, të cilët, ne si subjekt politik, jemi deklaruar edhe më herët, se nuk ka pasur ndonjë prononcim se kush janë.

Express: Si duhet të sillen banorët e Kumanovës në këtë situatë?

Rexhail Ismaili: Ne kemi apeluar popullatës që të jenë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm që mos ta lëshojnë shtëpitë e tyre. Posaçërisht kemi apeluar popullatës së Kumanovës dhe regjionit të Likovës që të jenë të vëmendshëm dhe të mos i lëshojnë shtëpitë e tyre se ndoshta, ky është aksion për ta pastruar këtë regjion nga shqiptarët.

Express: Në këtë situatë, cili do të duhej të ishte reagimi i Thaçit e Edi Ramës?

Rexhail Ismaili: Ata duhet vetë ta shohin situatën në Maqedoni dhe duhet të marrin masat e duhura në shërbim të interesit të përgjithshëm të shqiptarëve. Edhe një herë po apeloj se nuk është interes i shqiptarëve që në këtë momente kudo që janë që të kenë konflikte.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *