Home / Lajme / Maqedoni / Derivatet e naftës me çmime të reja

Derivatet e naftës me çmime të reja

18 Maj – Komisioni Rregullator për Energjetik (KRRE) ka vendosur sot çmime të reja për derivatet e naftës. Sipas vendimit çmimi i benzinës do të ulet për 1.5 denarë, ndërsa dizeli shtrenjtohet për gjysmë denari.

Me këto ndryshime një litër Eurosuper BS95 do të jetë për 1.5 denarë më lirë dhe do të kushtoj 70,5 denarë.

Për 1.5 denarë lirohet edhe Eurosuper BS98 dhe një litër tani do të kushtojë 72.5 denarë.

Dizeli shtrenjtohet për gjysmë denari dhe nga mesnata çmimi i saj do të jetë 58 denarë për litër.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *