Home / Lajme / Maqedoni / Digjen edhe dy shtëpi në Kumanovë

Digjen edhe dy shtëpi në Kumanovë

Kumanovë, 09 Maj – Ulet intenziteti i luftimeve në qytetin e Kumanovës, jo zyrtarisht mësohet se për momentin jan duke u djegur edhe dy shtëpi tjera.

Luftimet në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë janë duke vazhduar, por me intensitet më të ulët.

Aktualisht iu është vënë flaka edhe dy shtëpive në këtë lagje. Nuk lejohet që të intervenojnë as shërbimet zjarrëfikëse, ndërsa nuk dihet nëse nga shtëpitë e djegura ka pasur njerëz ose jo.

Gjatë konfliktit të armatosur që ka ndodhur sot në Kumanovë janë vrarë 5 civilë shqiptarë.

Banorë të “Lagjes së trimave” njoftojnë se janë vrarë tre persona më të moshuar si dhe një rast tjetër një vajzë tetë vjeçare dhe prindi i tij.

Mësohet se banorët e vrarë mësohet se janë shqiptarë, pasi aksioni ka ndodhur në vendbanim të banuar tërësisht me shqiptarë.

Ndryshe, Mediat në Maqedoni raportojnë se në përleshjen e sotme të armatosur në Kumanovë ka edhe të vrarë nga radhët e policisë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *