Home / Lajme / Maqedoni / Dita e zjarrfikësve në Tetovë

Dita e zjarrfikësve në Tetovë

21 maj-Vlen të theksohet që si pjesë e këtij projekti u bë ndarja e pajisjeve adekuate kundër zjarrit për menaxhimin sa më efikas në situata më të komplikuara për intervenim, njoftojnë nga komuna e Tetovës.

Njësia territoriale kundër zjarrit pranë komunës së Tetovës,sot shënoi ditën e zjarrfikësve, me ç’rast kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi shpalosi të arriturat e këtij njësiti në dy vjeçarin e fundit, duke u nisur nga fakti që ky njësit dy vite më parë përballej me gjendje të mjerrueshme në të gjitha aspektet e funksionimit. Poashtu kryetarja Arifi së bashku me udhëheqësin e këtij njësiti z.Uka Aliti bënë ndarjen e çertifikatave në kuadër të trajnimit të zjarrfikësve nga një grup instruktorësh britanez. Njëkohësisht i falemenderuan punonjësit e këtij njësiti për mundin dhe sakrificën që ato japin në funksion të sigurisë së qytetarëve. Vlen të theksohet që si pjesë e këtij projekti u bë ndarja e pajisjeve adekuate kundër zjarrit për menaxhimin sa më efikas në situata më të komplikuara për intervenim, njoftojnë nga komuna e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *