Home / Lajme / Maqedoni / Diten e martë Johanes Han ne takimin e lidereve ne Maqedoni

Diten e martë Johanes Han ne takimin e lidereve ne Maqedoni

30 Maj – “Komisari vjen me qëllim që para partive politike ta potencoj nevojën urgjente për gjetjen e një zgjidhje të krizës dhe nevojën e rikthimit tek sfidat e vendit”,

Shkup, 30 maj- Pas tri takimeve me liderët politike të tri partive më të mëdha politike, komisari evropian Johanes Han të martën do të qëndroj në Shkup, transmeton zhurnal.mk

Ai do të marr pjesë në takimin e katër liderëve, Gruevski, Zaev, Ahmeti dhe Thaçi, por pa tri euro deputetët, Vajgël, Kukan dhe hovit, të cilët ishin pjesë e bisedimeve në Strasburg.

“Komisari vjen me qëllim që para partive politike ta potencoj nevojën urgjente për gjetjen e një zgjidhje të krizës dhe nevojën e rikthimit tek sfidat e vendit”, tha Maja Kocijancic, zëdhënëse e komisarit, transmeton zhurnal.mk

Kësaj here takimi do të mbahet në rezidencën e ambasadorit Orav.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *