Home / Lajme / Maqedoni / Donacion në Tetovë: Mos i hidh rrobat, mi dhuro mua!

Donacion në Tetovë: Mos i hidh rrobat, mi dhuro mua!

5 maj-Aksioni do te zhvillohet nga dita e premte 08.05.2015 me fillim ne ora 10:00 – 17:00 deri diten e diel 10.05.2015 me te njejtin orar. Donacionet tuaja mund t’i dorëzoni në sheshin ILIRIA- Tetovë.

Një iniciativë e pavarur studentore, kanë organizuar aksion për grumbullim të rrobave të cilat nuk i përdorni dhe që nuk i keni në plan për t’i hudhë. Të gjitha këto rroba të grumbulluara do të shkojnë si donacion për Institutin për rehabilitimin e fëmijëve, të rinjëve, dhe të moshuarve me retardim intelektual dhe pa familje që gjendet në Fushë Topane të Shkupit, pasi që gjendja e tyre është për të ardhur keq, sepse mungojnë gjërat elementare si psh veshmbathjet.

“Beni një akt human, pasi që edhe ata meritojnë një jetë më të mirë !! Nje fanelë ose një bluzë për ju është e vogël dhe e thjeshtë, por i mundësoni dikujt t’i pret stinët pa brenga!!

Aksioni do te zhvillohet nga dita e premte 08.05.2015 me fillim ne ora 10:00 – 17:00 deri diten e diel 10.05.2015 me te njejtin orar. Donacionet tuaja mund t’i dorëzoni në sheshin ILIRIA- Tetovë.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *