Home / Lajme / Maqedoni / Dorëheqje japin edhe Sasho Mijallkov dhe Mile Janakievski

Dorëheqje japin edhe Sasho Mijallkov dhe Mile Janakievski

Shkup, 12 Maj – Gordana Jankullovska, Sasho Miallkov dhe Mile Janakievski japin dorëheqje.

Pas ministres Jankullovska, dorëheqjet e tyre kanë deponuar edhe shefi i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski.

Dorëheqja e Jankullovskës dhe Sasho Miajllkovit vjen pas aksionit policorë që ndodhi në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë ku mbetën të vrarë 22 persona, mes tyre 8 policë ndërsa Mile Janakievski ka qenë një ndër më të akuzuar në “BOMBAT” e Zaevit bashkë me të lartpërmendurit.

Për ministër të brendshëm është propozuar Mitko Çavkov, drejtori i deritanishëm i Drejtorisë së Sigurimit Publik, ndërsa për ministër të Transportit Vlado Misajllovski.

Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski për nesër në ora 13 ka caktuar seancën për zgjedhjen e dy ministrave të rinj.

Televizioni Koha mëson se gjatë mbrëmjes së sontme jan deponuar edhe shum dorheqje tjera nga udhëheqësit e sektorëve në MPB dhe në DSK, të gjitha këto pritet të zyrtarizohen gjat ditës së nesërme. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *