Home / Lajme / Rajon / “Drenica” bllokon magjistralen Drenas – Prishtinë

“Drenica” bllokon magjistralen Drenas – Prishtinë

28 maj-Protesta e sotme është organizuar nga Shoqata e dala nga lufta dhe punëtorët e administratës komunale, të cilës i janë bashkuar edhe shumë qytetarë. Protesta ka pasur edhe në Drenas.

Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, për dënimin e Sami Lushtakut, Sylejman Selimit dhe ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së, mijëra qytetarë të Skenderajt, që nga ora 8 e mëngjesit kanë filluar një protestë në rrugët e Skenderajt, raporton KTV.

Qytetarët në duar mbanin pankarta ku bëhej thirrje kundër dënimit të ish komandantëve dhe kundër EULEX-it.

Qytetarët kanë bërë thirrje kundër dënimeve të padrejta që u bënë nga Gjykata në Mitrovicë.

Protesta e sotme është organizuar nga Shoqata e dala nga lufta dhe punëtorët e administratës komunale, të cilës i janë bashkuar edhe shumë qytetarë. Protesta ka pasur edhe në Drenas.

Qytetarët e kësaj komuna në shenjë proteste ndaj vendimit t gjykatës kanë bllokuar edhe rrugët që të dërgojnë në qytezë çka ka bërë që të krijohen edhe kolona të gjata në rrugë.

Bllokohet kryqëzimi i Komoranit [FOTO]

Kryqëzimi i Komoranit është bllokuar nga vetura dhe qytetarë të shumtë, transmeton Klan Kosova.

Në këto fotografi që i ka dërguar një shikues i Klan Kosovës shihet sesi një grup personash që mbajnë flamuj në duar e kanë bllokuar qarkullim në këtë kryqëzim.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *