Home / Lajme / Maqedoni / Edita Tahiri kërkon unitet mes partive shqiptare

Edita Tahiri kërkon unitet mes partive shqiptare

5 maj-Sipas Tahirit, liderët shqiptarë duhet të kenë qëndrim të unifikuar rreth kësaj, ndërsa më pas mund të vazhdojnë të bëjnë politikë për pjesëmarrje në Qeveri.

Ministria për Dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, ka porositur liderët e partive politike shqiptare në Maqedonisë që të jenë të bashkuar rreth zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Tahiri këtë porosi ua ka dhënë liderëve, duke vlerësuar se Marrëveshja e Ohrit, edhe pas shumë vitesh që nga nënshkrimi i saj, nuk është zbatuar në tërësi. Sipas Tahirit, liderët shqiptarë duhet të kenë qëndrim të unifikuar rreth kësaj, ndërsa më pas mund të vazhdojnë të bëjnë politikë për pjesëmarrje në Qeveri. “Porosia ime drejtuar liderëve të këtushëm të partive politike shqiptare është që ata të jenë të unifikuar rreth zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Këtë porosi e bëj ngase disa vite pas përfundimit të luftës në Maqedoni ende Marrëveshja e Ohrit nuk zbatohet në tërësi. Natyrisht se ka përparim rreth kësaj, por jo deri në fund, prandaj liderët duhet që të kenë qëndrim unik rreth kësaj marrëveshje, kurse më pas mund të bëjnë politikë se kush do të jetë pjesë në qeveri, por interesi parësor duhet të jetë të drejtat e shqiptarëve dhe avancimi i tyre”, tha Tahiri. Ajo këto komente i ka bërë gjatë një ligjërate në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë me temën “Marrëveshjet etnike të Ballkanit për stabilitet politik të qëndrueshëm”. Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *