Home / Lajme / Maqedoni / EKSKLUZIVE: Ja kush janë kosovarët e dorëzuar mbrëmë në Kumanovë

EKSKLUZIVE: Ja kush janë kosovarët e dorëzuar mbrëmë në Kumanovë

Kumanovë, 10 Maj – Sami Ukshini, i njohur si Komandant Sokoli, Beg Rizaj, Dem Shehu dhe Muhamet Krasniqi- Komandant Malisheva, janë personat e dorëzuar policisë maqedonase.

Mediat në Maqedoni raportojnë se Sami Ukshini, i njohur si Komandant Sokoli, Beg Rizaj, Dem Shehu dhe Muhamet Krasniqi- Komandant Malisheva, janë katër kosovarët që të shtunën mbrëma i janë dorëzuar policisë maqedonase, 16 orë pas luftimeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Por, kush janë këta persona që janë dorëzuar dje. Lajmi.net dhe Shqipmedia ju sjell një biografi të shkurtër për të kaluarën e tyre.

Beg Rizaj ka qenë ushtar i UÇK-së në Zonën e Dukagjinit. Pas luftës në Kosovë, ai ka shërbyer si truproje e Ramush Haradinajt, ish-komandantit të Zonës së Dukagjinit, tashmë lider i AAK.

Sami Ukshini-Komandant Sokoli rrjedh prej një familje patriotike nga Morina e Malësisë së Gjakovës. Familja e tij ka qenë bazë e UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK-së së Maqedonisë. Sami Ukshini ka marrë pjesë në luftën e vitit 2001 në Maqedoni në rajonin e Likovës ku ka qen edhe komandant brigade.

Dem Shehu, nga Deçani, ka marrë pjesë në luftën e UÇK-së në Kosovë, por dhe në luftën e vitit 2001 në Maqedoni. Pas luftës në Maqedoni, ai ka shërbyer si truproje e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, ka siguruar selinë e partisë, ndërsa shpesh është parë edhe me funksionar të kësaj partije.

Muhamet Krasniqi-Komandant Malisheva është nga Malisheva e Kosovës dhe rrjedh nga një familje atdhetare. Ai ka marrë pjesë edhe në luftën e UÇK-së në Kosovë, si dhe në atë të Maqedonisë në vitin 2001.

Ndërkaq, i vetmi person që akoma nuk është dorëzuar është Mirsad Ndrecaj. Ai është djali i vëllait të Maliq Ndrecajt, i cili ka qenë komandat i Brigadës 132 të UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *