Home / Lajme / Maqedoni / Ekskluzive: Sokoli, Begu, dhe Malisheva janë personat e dorëzuar në polici

Ekskluzive: Sokoli, Begu, dhe Malisheva janë personat e dorëzuar në polici

Kumanovë, 10 Maj – Sami Ukshini, i njohur me emrin Komandant Sokoli, Beg Rizaj, Dem Shehu dhe Muhamet Krasniqi – Komandant Malisheva janë katër kosovarët e parë që të dielën mbrëma i janë dorëzuar policisë pas luftimeve 16 orë në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Sami Ukshini, i njohur me emrin Komandant Sokoli, Beg Rizaj, Dem Shehu dhe Muhamet Krasniqi – Komandant Malisheva janë katër kosovarët e parë që të dielën i janë dorëzuar policisë pas luftimeve 16 orë në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Burime të larta të Ministrisë së Punëve të Brendshme informojnë se Muhamet Krasniqi – Malisheva është i plagosur, ndërsa në grupin e katër të dorëzuarve të parë, ka edhe të tjerë. Megjithatë, raporton KOHA, zyrtarë të lartë të policisë tregojnë se i vetmi që nuk ka pranuar dorëzimin është Mirsad Ndrecaj i njohur me emrin NATO. Aktualisht, thonë zyrtarë të MPB-së, vazhdon aksioni në Kumanovë për zbulimin e vendndodhjes së Ndrecajt në këtë lagje të Kumanovës. Ndryshe, në luftën e vitit 2001, të gjithë personat e sipërpërmendur kanë qenë ushtarë të UÇK-së në rajonin e Likovës.

Gjatë mbrëmjes së djeshme grupi i armatosur i thirur në emër të UÇK-së doli me komunikat se nuk ka asnjë të dorëzuar nga ana e tyre por vetëm dy të plagosur dhe janë jashtë rezikut për jetë. Në komunikatën e tyre thuhet se të dorzuarit janë civil nuk kajnë të bëjnë me ne. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *