Home / Lajme / Maqedoni / Eksluzive: Gordana Jankullovska dhe Sasho Mihajllkov janë në Tetovë

Eksluzive: Gordana Jankullovska dhe Sasho Mihajllkov janë në Tetovë

Tetovë, 10 Maj – Televizioni Koha qëndron në fshatin Bërvenicë sot pritet të varrosen tre Policët maqedon të cilët u vranë në përleshjet e djeshme në Kumanovë. Sipas informacioneve që ka siguruar Televizioni Koha në varrimin e tyre është e pranishme Ministrja e Punëve të Brendëshme Gordana Jankullovska dhe drejtori i DSK-së Sasho Mihajllkov.

Gjatë ditës së sotme në Tetovë dhe rrethinë vërehen pak lëvizje apo më mirë thënë lëvzijet e qytetarëve janë të reduktuara. Aty këtu vërehen pjesëtarë të Policisë, ndërsa nuk ka indikacione për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Në ndërkëohë, Televizioni Koha ndodhet në fshatin Bërvenicë ku pritet të varrosen tre Policët maqedon të cilët u vranë në përleshjet e djeshme në Kumanovë. Bëhet fjalë për Zharko Kuzmanovski i lindur në vitin 1981 nga fshati Bërvenicë, Nenad Serafimovski i lindur në vitin 1987 nga fshati Zubovcë i Gostivarit, Sasho Samojllovski i lindur në vitin 1982 nga Tetova. Varrimi i njërit prej të ndjerëve pritet të bëhet në Tetovë kurse tjetrit në Bërvenicë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Televizioni Koha në varrimin e tyre është e pranishme Ministrja e Punëve të Brendëshme Gordana Jankullovska dhe drejtori i DSK-së Sasho Mihajllkov. Në Tetovë edhe pse është qetë dhe nuk janë njoftuar prishje të rendit dhe qetësisë publike megjithatë banorët me shqetësime po ndjekin situatën. Sipas burimeve jozyrtare banorët shqiptarë të fshatrave të komunës së Bërvenicës janë duke shmangur rrugën që kalon nëpër fshatin Bërvenicë. Ngjarjet në Kumanovë ndiqen me interes të madh nga ana e qytetarëve të Tetovës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *