Home / Lajme / Maqedoni / Eliminimi i ish ushtarëve të UÇK-së, ishte kurth ti vrisnin në gjumë!?

Eliminimi i ish ushtarëve të UÇK-së, ishte kurth ti vrisnin në gjumë!?

12 Maj – Siç po dëshmon retrospektiva e ngjarjeve në Kumanovë, përveç shërbimit sekret maqedonas, atij të Kosovës ishte në dijeni edhe ai i Serbisë, madje me skenar të plotë.

Kanë plasur teoritë e konspiracionit. Si duket meqë askush nuk po ju besonte këtyre djelmoshave të frustruar me pushtetin sllavomaqedon, disa prej tyre të stërvitur si mos më mirë, vendosën që të bënin publike qëllimet e tyre. Tek shqiptarët, që prej kur ka humbur tradita e shtetit dhe shtetbërjes, gjërat bëhen publike, thuhen troç, dhe për këtë nuk ka dyshime!

Mjegullnaja

Kur ndodhi Gushinca doli Fatos Klosi, ish shef i shërbimit sekret të Shqipërisë me teorinë konfrontuese me shumicën e opinionit në Kosovë, se luftën e bëri ai me djelmoshat e UÇK-së dhe se çlirimi erdhi me ndihmën e tyre, ndërsa Rugova kishte dështuar, dhe ushtarët që luftuan nën urdhrat e tij, s’bën luftë, por shëtitën rrugëve të Tiranës, ani pse nuk dha fare përgjigje se kush e bëri dhe kush e fitoi luftën e Koshares.
Kjo mjegullnajë e vogël, jo pak e hoqi vëmendjen nga zhvillimet në Maqedoni, kur në Gushincë një grup njerëzish luftëtarësh, kapën katër policë, dhe i dhanë mesazhin Alisë dhe Gruevskit,’ se do t’ju kapim të gjallë nëse nuk përmbushnin kërkesat’, e tyre. Ky mesazh nuk ishte miqësor, dhe nëse është i vërtetueshëm, përjashton teorinë qendrore se ishte skenar i Gruevskit. Pra, Kumanova mund të ishte një betejë e zhvendosur, për arsyet që ne nuk mund ti dimë, por mund të hamendësohen.
Çështja më delikate është se pse u zgjodh Kumanova? Qendra më neuralgjike në strategjitë për ish Jugosllavinë dhe Ballkanin.
Siç po dëshmon retrospektiva e ngjarjeve në Kumanovë, përveç shërbimit sekret maqedonas, atij të Kosovës ishte në dijeni edhe ai i Serbisë, madje me skenar të plotë. Por, pas ndodhive edhe qytetarët në Kumanovë flasin se kishin informacione për paralajmërimet.
Por, asnjë luftë realisht nuk mund të bëhet nëse njerëzit që duan t’ia mësyjnë luftës, nuk flasin dhe nuk kërkojnë mbështetje. Gjatë rrugës për kërkimin e mbështetjes, informacionet rrjedhin. Sa më shumë njerëz që dinë për skenarët ato bëhen gjithnjë e më publike, dhe shërbimeve u mbetet vetëm ti mbledhin detajet. Pra, deri në këtë pikë, nuk ka asgjë misterioze, sa po pretendojnë ta bëjnë situatën, duke pasur parasysh siç thamë në fillim karakterin e veprimit të shqiptarëve.
Trimat shqiptarë gjithmonë kanë vepruar hapur, me qëllim të publikuar. Momenti dhe taktika e ndjekur në sulm ka qenë veçantia, por mbi të gjitha shqiptarët janë shquar për guximin për tu ballafaquar me rrezikun, luftën dhe vdekjen. Pra, ende jemi në terrenin e një përgatitje të mundshme të planit nga shqiptarët, kuptohet që plani nuk shkoi mirë.
Por, pse nuk shkoi mirë plani. Këtu ka një mori shkaqesh.
I pari mund të jetë se në mesin e vetë luftëtarëve kishte bashkëpunëtor të shërbimeve, sikurse që ka ngjarë edhe gjatë luftës në Kosovë.
E dyta krerë të këtij organizimi vazhdojnë të jenë të varur nga politika, pasi që edhe teorikisht, edhe sipas përkufizimit më të njohur për luftën, të Klauzevicit, ‘lufta është vazhdim i politikës me mjete të dhunës’, dhe përfundimi i saj është vazhdimi apo kthimin në normalitet, veprimi me mjete politike. Pra, segmente politike të pamjaftuara me politikën, e kanë kthyer Maqedoninë në objekt lufte, në këtë rast për të zgjidhur apo për të ndryshuar situatën e shqiptarëve atje.
Çështja mbetet se kush janë tutorët? A janë të një vije nacionale apo jo, apo argat të shërbimeve të fshehta perëndimore! Kjo është çështja më misterioze ende.
Ka më shumë se 5 vjet që shkruajmë për Maqedoninë me tezën kryesore, që shqiptarët në Maqedoni duhet të kërkojnë avancimin e pozitës së tyre politike për shkak të arsyeve të pafundme që i kemi numëruar dhe vazhdojmë ti numërojmë, por nuk duhet të rrezikojnë me një zgjidhje që çon tani në ndarjen e Maqedonisë. Dhe më shumë se lufta asgjë nuk çon në ndarje.
Ndarjen e Maqedonisë nuk e duam tani, duke ditur dy faktor kryesorë. Me fuqizimin e shqiptarëve, fitimin e të drejtave të barabarta, me udhëheqjen e qeverisë dhe të institucioneve shqiptare, shqiptarët do të jenë brenda 10 viteve të ardhshme shumicë absolute. Ata do të jenë të zgjeruar në Shkupin përtej Vardarit dhe do të kenë rikuperuar shumicën e territoreve të humbura nga diskriminimi dhe shtypja e bërë nga pushteti sllavomaqedonas.
Bumin biologjik të shqiptarëve nuk do të mund ta ndalte askush, dhe kështu që çështja e Maqedonisë do të ishte e zgjidhur njëherë e mirë, ndërsa dy shtetet shqiptare, Shqipëria dhe Kosova do ta kishin marrë veten, dhe do të mund të vendosnin për bashkim në një shtet, ku problem kryesor do të mbetej vetëm retorika e ndonjë fqiu si Serbia apo Greqia, por askush nuk do të mund të përballej ndryshe me shqiptarët! Atëherë më shumë se gjysma e Maqedonisë do të ishte shqiptare, siç ka qenë edhe prej parahistorisë e deri dekada më parë.
Por, çështja thelbësore që ende nuk e dimë është se a është vërtetë Maqedonia e paprekshme në kufijtë e saj, a ka pajtim në skenën ndërkombëtare që ajo të mos ekzistojë si në formën aktuale, dhe të krijohet një Maqedoni gruevskiane, ku sllavomaqedonasit do të merrnin mbi 60 % të territorit aktual, dhe shqiptarët ndoshta as 30 %?
Kjo hipotezë, e ndarjes së Maqedonisë lidhet edhe me deklarimin e paradokohshëm të Edi Ramës gjatë vizitës në Ulqin, se shqiptarët në Ballkan do të bashkohen në një shtet!
Ndoshta ka ardhur koha që Europa nuk don më kriza brenda saj, pra don ta shuajë vatrën e krizës të quajtur Maqedoni!
Andaj, ne duhet të llogarisim në të gjithë skenarët, dhe pastaj të vendosim se cilin duhet ta ndjekim për të nxjerrë maksimumin, pa llogaritur aktualisht as se kujt i shërbyen për momentin luftimet në Kumanovë! Apo nëse ishte vërtetë kryeskenari që ushtarët të vriteshin në gjumë, pa paralajmërim, sepse nuk donin që ti nxinin fare rob!
Nëse ky ishte një skenar ruso-serb i udhëhequr nga Gruevksi, atëherë pse NATO-ja nuk do ta dënonte dhe zbulonte të tërin!? I. M.- BOTA SOT

Gjithashtu lexo

Themeluesi dhe milioneri i Lëvizjes Besa në konventën e PDSH-së

Themeluesi, ideologu dhe milioneri i Lëvizjes BESA: Adnan Ismaili ( pronar i Logos-A dhe Tv …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *