Home / Lajme / Maqedoni / Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i USHT-së mori pjesë në disa aktivitete shkencore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i USHT-së mori pjesë në disa aktivitete shkencore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

21maj-Po ashtu, gjatë këtij muaji studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë morën pjesë në Kongresin e 38-të Ndërkombëtar të Shkencave të Mjekësisë që u mbajt në Ohër. Ky kongres u organizua nga Asociacionin i studentëve të mjekësisë në Maqedoni.

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të USHT-së morën pjesë në aktivitete të ndryshme shkencore nga fusha e mjekësisë. Asistentët e këtij fakulteti, Muhamed Tahiri, Veton Ademi dhe Vegim Zhaku, bashkë me 60 studentë morën pjesë në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare për Shkenca Mjekësore që u mbajt me 4 dhe 5 maj në Tiranë. Në këtë kongres morën pjesë profesorë nga Universiteti i Kembrixhit, Madridit, Roterdamit, si dhe nga shumë universitete të tjera të rajonit, përfshirë edhe Maqedoninë, Kosovën dhe Shqipërinë. Konferencën e Tretë Ndërkombëtare të Shkencave të Mjekësisë e shpalli të hapur Kryeministri i Republikë së Shqipërisë, Edi Rama, i cili përgëzoi organizatorët për kontributin e tyre që japin në avancimin e shkencave mjekësore. Të pranishmëve me fjalë rasti ju drejtuan edhe ministri i Shëndetësisë i Republikës së Shqipërisë, Ilir Beqaj dhe kryetari i Kongresit, Prof. dr. Kita Sallabanda. Në këtë eveniment shkencor studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të USHT-së u njohën nga afër me zhvillimet dhe inovacionet e reja nga fusha e mjekësisë.
Po ashtu, gjatë këtij muaji studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë morën pjesë në Kongresin e 38-të Ndërkombëtar të Shkencave të Mjekësisë që u mbajt në Ohër. Ky kongres u organizua nga Asociacionin i studentëve të mjekësisë në Maqedoni. Me këtë rast, studentët Arijana Xhambazi dhe Behare Kamberi u nderuan me çmimin e dytë në poster prezantim dhe fituan mundësinë për publikimin e abstraktit në “Physioacta- Journal of Macedonian Association of Physiologist and Anthropologists”, me punimin shkencor: LH/FSH ratio and its correlation with Body Mass Index in Polycystic Ovary Syndrome; Mentor: Arian Alili. Me prezantimet e tyre morën pjesë edhe studentët Aziz Dauti dhe Blerta Sejdini, me punimin shkencor: “Hormonal disbalance in patients with Polycystic ovary syndrome”, me mentor: Arian Alili.
Gjithashtu, studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të USHT-së morën pjesë në Kongresin e 5-të të Shkencave Mjekësore KISCOMS 5, që u mbajt në Prishtinë. Në këtë kongres studentët e USHT-së nga Fakulteti i Mjekësisë, dega e Farmacisë, e morën çmimin e tretë. Ky kongres i zhvilloi punimet në praninë e rreth 500 studentëve e profesionistëve të shkencave mjekësore të universiteteve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe universiteteve të tjera evropiane. Me këtë rast, Komitetit Shkencor, në krye me mësimdhënësin, Lul Raka, me anëtarë Ramadan Sopi, Petrit Beqiri, Merita Berisha, Vjollca Qerimi, Lulzim Vokrri, Fisnik Kurshumliu dhe Ilir Kurtishi, shpalli edhe punimet më të mira te Kongresi i 5-të Ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore “KISCOMS 5”, ndër të cilët edhe studentet e USHT-se nga Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë, dega e Farmacisë, me autorë: Selima Shaqiri, Ibadete Bajrami, Edon Muçaj, Shpatina Ferati dhe Bejtullah Ziberi, duke u udhëhequr nga mentori Vjollca Qerimi, njëherit edhe asistente e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore në USHT, dhe përkrahje të plotë nga dekani i FSHM-së, Prof. dr. Nasir Behxheti, me temë “Rreziku dhe numri i madh i intereaksioneve midis barnave: Të dhëna nga barnatore lokale në Maqedoni”, morën çmimin e tretë për punën e tyre shkencore.
“KISCOMS 5” u mbajt nën kujdesin e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. dr. Ramadan Zejnullahu, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Shëndetësisë, Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Qendrën Evropiane për Arsim të Lartë “Qeap Heimerer”. Në kongresin e 5-të u prezantuan mbi 45 punime shkencore, ndërsa pjesëmarrës ishin rreth 600 studentë dhe profesionistë të shkencave mjekësore.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *