Home / Lajme / Maqedoni / Familjarët drejt Shkupit për të marrë trupat e të vrarëve në Kumanovë

Familjarët drejt Shkupit për të marrë trupat e të vrarëve në Kumanovë

21 maj- Arsim Gërxhaliu sot para dite ka theksuar se janë në pritje për tu nisur drejt Shkupit për të marrë trupat e nëntë të vrarëve në Kumanovë.“Jemi të përgatitur me vetura me arkivole për të shkuar dhe për t’ju ndihmuar edhe familjarëve në identifikim edhe me i tërheq kufomat menjëherë për në Kosovë”, ka thënë Gërxhaliu

Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, familjarët e nëntë të vrarëve në Kumanovë janë nisur për në morgun e spitalit të Shkupit për të bërë identifikimin e të vdekurve dhe sjelljen e kufomave në Kosovë.Tërheqja e kufomave vjen një ditë pasi që Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës edhe zyrtarisht është njoftuar me listën e kosovarëve që kanë vdekur në Kumanovë të Maqedonisë gjatë aksionit të policisë të datës 9 dhe 10 maj, në një rrugë të Lagjes së Trimave në Kumanovë.Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu sot para dite ka theksuar se janë në pritje për tu nisur drejt Shkupit për të marrë trupat e nëntë të vrarëve në Kumanovë.“Jemi të përgatitur me vetura me arkivole për të shkuar dhe për t’ju ndihmuar edhe familjarëve në identifikim edhe me i tërheq kufomat menjëherë për në Kosovë”, ka thënë Gërxhaliu .Ndërkaq, familjarët e të vrarëve kanë theksuar se Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës gjatë ditës së sotme i ka thirrur familjarët për identifikimin e viktimave të konfliktit në Kumanovë.MPJ u ka kërkuar atyre pasaportat për ta bërë verifikimin e viktimave që luftuan gjatë 9 majit të këtij viti.“Po sot na kanë thirr Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovë, na kanë kërkuar numrat e pasaportave, tash po presim vetëm të shkojmë ti marrim trupat e viktimave”, është shprehur njëri nga familjarët e njërit prej viktimave. Kosovarët e vrarë në Kumanovë kanë qenë veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ligji obligon që secili veteran të përcillet me nderime ushtarake dhe që shpenzimet e varrimit të tyre të mbulohen nga buxheti i shtetit. Në Ministrinë e Forcës së Sigurisë nuk kanë treguar nëse do të përmbushin këtë obligim.Megjithëkëtë, varrimi nuk do të bëhet pa ceremoni e pa nderime. Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së për rajonin e Dukagjinit është mobilizuar për të organizuar një ceremoni të përbashkët për të nëntë të vrarët.Por kështu, ka në plan t’ia nisë FSK-së një kërkesë për nderime ushtarake gjatë varrimit. Dhe, nëse do të ketë përgjigje negative, vetë veteranët kanë në plan t’i nxjerrin nga sirtarët uniformat e UÇK-së dhe të ofrojnë nderimet.“Ne do t’ia bëjmë një kërkesë ushtrisë sonë. Nëse nuk përgjigjet, ne i kemi veteranët që do t’i veshim me uniforma dhe pa nderime nuk do t’i përcjellim”, i ka thënë gazetës Avdyl Mushkolaj, kryetar i Shoqatës për rajonin e Dukagjinit

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *