Home / Lajme / Maqedoni / Familjarët e rastit ‘Monstra’ po e humbin durimin

Familjarët e rastit ‘Monstra’ po e humbin durimin

29 Maj – “Kërkojmë nga Zoran Zaevi që menjëherë të publikojë materialin që disponon, në mënyrë që mos të sfidojë ndjenjat e familjarëve dhe gjithë shqiptarëve.

Familjet e të dënuarëve për rastin “Monstra” apelojnë që sa më shpejt të qartësohet dhe të publikohen të gjitha materialet e përgjuara.

Bedri Ajdari, përfaqësuesi i Këshillit të familjarëve për lirimin e të dënuarëve të pafajshëm pë rastin “Monstra” kërkoi që lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sa më shpejt të publikojë materialet që disponon për rastin e vrasjes së pesëfishtë të maqedonasve që ka nodhur në prill të 2012 në afërsi të Liqenit të Smilkovict, ku u akuzuan shtatë shqiptarë me burgim të përjetshëm.

“Kërkojmë nga Zoran Zaevi që menjëherë të publikojë materialin që disponon, në mënyrë që mos të sfidojë ndjenjat e familjarëve dhe gjithë shqiptarëve. Deklarata e Zaevit ishte e prerë për gazetën gjermane Die Zeit. Ne si këshill dhe familjarë e kemi patjetër të reagojmë në mënyrë të vendosur, të pakomromistë për lirimin e të burgosurve pas pranimit publik të pafajësisë së të burgosurve. Këshilli nuk mundet dhe nuk është i gatshëm të pranojë mbajtjen e mëtutjeshme nëpër burgje të djemve tanë të pafajshëm. Ne si këshill ua bëjmë me dije se durimi i këshillit, familjarëve dhe i gjithë shqiptarëve në përgjithësi po testohet rëndë pas pranimit publik të pafajësisë nga zotëri Zaevi”, deklaroi Ajdari.

Edhe familjarët e tjerë kanë kërkuar që urgjentisht të publikohen materialet për “Monstra”, sepse atyre po i humbet durimi.

Gjykata e Apelit, pas tetë muaj nga ankesa, ka caktuar që seanca për rastin të mbahet më 6 korrik, kur dhe mbushet një vit nga shpallja e aktgjykimit të shkallës së parë.

“Tani më është caktuar seanca e Apelit më 6 korrik, seancë ankimore para Apelit, që do të thotë se prej momentit kur ne avokatët i kemi dorëzuar ankesat më 24 tetor, kaluan më 8 muaj që u caktua koha e seancës ankimore. Është një periudhë jashtëzakonisht e gjatë, nuk di arsyen se pse zvarritet kështu kjo lëndë, ndoshta ka të bëjë me të ashtuquajturat “bomba” të opozitës, ku thonë se kanë dëshmi se këto nuk janë fajtorë, atë që e themi ne prej paraburgimit, prej më 1 maj 2012. Është një interval kohor pa presedan, që nuk ka ndodhur asnjëherë që rasti të zgjatet ashtu. Mendoj se janë tejkaluar të gjitha limitet kohore”, ka deklaruar për TVM2, avokati mbrojtës, Naser Raufi.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *