Home / Lajme / Maqedoni / Fati i Jugokromit në duart e qeverisë

Fati i Jugokromit në duart e qeverisë

6 maj-“E kam thënë dhe do ta them se at tashmë 6 muaj as nuk kanë filluar me aktivitet…Do të mbyllet?! Këtë vendim do ta sjellë Qeveria. Unë uroj që ajo kësaj radhe të përkrahë sugjerimin tonë i cili nuk është sugjerim por fakte të argumentuara nga inspektorati shtetëror sepse për 6 muaj nuk ka bërë hapa pozitive. Por të presim vendimin i cili do të dale pas seancës

Ministri i Ekologjisë Nurhan Izairi nuk e di nëse Jugohromi do të mbyllet, pavarësisht se ka kaluar një javë nga skadimit të afatit të tretë, të dhënë nga autoritetet për këtë metalurgjik, për vendosjen e filtrave. Izairi e hodhi topin tek Qeveria, duke theksuar se vendimi për këtë merret në mënyrë kolegjiale. Ai shtoi se vendimi i ri do të merret këto ditë. Ministri pranoi se metalurgjiku, as që ka filluar të vendosë filtrat.

“E kam thënë dhe do ta them se at tashmë 6 muaj as nuk kanë filluar me aktivitet…Do të mbyllet?! Këtë vendim do ta sjellë Qeveria. Unë uroj që ajo kësaj radhe të përkrahë sugjerimin tonë i cili nuk është sugjerim por fakte të argumentuara nga inspektorati shtetëror sepse për 6 muaj nuk ka bërë hapa pozitive. Por të presim vendimin i cili do të dale pas seancës qeveritare”, deklaroi Nurhan Izairi, Ministër i Ambientit jetësor.

Në shtator të vitit të kaluar Qeveria i dha Jugohromit edhe një afat shtesë prej 6 muajsh për të filluar planveprimin për vendosjen e filtrave. Nga organizata “Eko Guerila” që sensibilizoi problemin e ndotjes në Tetovë, ditë më parë ngritën shqetësimin për një afat të ri që mund t’i jepet ndotësit të Pollogut. Sipas tyre, një lëshim i radhës do të ishte anti-kushtetues. Gjatë ngritjes së padisë kundër drejtuesve të kësaj fabrike “Eco Guerila” paralajmëroi masa më radikale nëse vazhdon të shkelet e drejta për ajër të pastër

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *