Home / Lajme / Maqedoni / Filloi takimi i liderëve në Klubin e deputetëve

Filloi takimi i liderëve në Klubin e deputetëve

26 maj-Ndërkohë që nuk mungojnë as ambasadori I SHBA-ve Xhes Bejli dhe euroambasadori Aivo Orav. Zaev kësaj radhe është I shoqëruar nga zv/ kryetarja Radmilla Shekerinska.

Ashtu siç ishte paralajëmruar në takim janë të pranishëm katër liderët e partive më të mëdha politike në Maqedoni, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.
Ndërkohë që nuk mungojnë as ambasadori I SHBA-ve Xhes Bejli dhe euroambasadori Aivo Orav. Zaev kësaj radhe është I shoqëruar nga zv/ kryetarja Radmilla Shekerinska.

Mblidhen sot sërish liderët, kërkojnë dalje nga kriza

Katër liderët e partive më të mëdha në vend, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi do të mblidhen përsëri sot për herë të tretë për të zhvilluar një raund të ri bisedimesh për gjetjen e një zgjidhje për krizën që ka përfshirë vendin.

Dy takimet e para mes liderëve përfunduan pa ndonjë marrëveshje, madje pa marrëveshje përfundoi edhe takimi në Strasburg ku të pranishëm ishin edhe tre deputetë të Parlamentit evropian.

Ndërkombëtarë dhe ambasadorë të huaj si ai i SHBA-ve dhe të Bashkimit Evropian, ka pasur edhe në takimet që janë zhvilluar në Shkup, por edhe këto takime kanë përfunduar pa marrëveshje.
Njëra prej kërkesave që ka lideri i opozitës Zoran Zaev është dorëheqja e Qeverisë dhe e vetë kryeministrit Nikolla Gruevski, kryeprokurorit Marko Zvërlevski dhe drejtorit të radiotelevizionit të Maqedonisë. Zaev po ashtu kërkon formimin e një Qeverie kalimtare me mandat për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Por, Gruevski ka refuzuar deri tani dorëheqjen e tij dhe formimin e Qeverisë kalimtare, ndërsa njoftohet se është shprehur i gatshëm të bisedojë për të gjitha çështjet e tjera teknike dhe vërejtjet që opozita ka për proceset e kaluara zgjedhor.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *