Home / Lajme / Maqedoni / Forca të mëdha policore në Kumanovë dhe Likovë

Forca të mëdha policore në Kumanovë dhe Likovë

8 maj-Banorët alarmojnë praninë e shtuar policore dhe kontrollin e çdo makine dhe mjeti tjetër që lëviz në këto akse rrugore. Prania policore është edhe në hyrje daljet e Kumanovës.

Forca të mëdha policore janë stacionuar në rajonin e Likovës dhe Kumanovë .

Në hyrje daljet e komunës së Kumanovës janë të stacionuara njësite policore speciale, të cilat ndalojnë çdo hyrje dalje në rajonin e komunës së Likovës.

Banorët alarmojnë praninë e shtuar policore dhe kontrollin e çdo makine dhe mjeti tjetër që lëviz në këto akse rrugore. Prania policore është edhe në hyrje daljet e Kumanovës.

Nuk jepen detaje për këtë prani të shtuar policore dhe kontrollet e shpeshtuara.

Sipas portalit “Zhurnal”, grupa të armatosura vazhdojnë të sillen dhe grumbullohen sërish në fshatrat e rrethinës së Kumanovës. Po ashtu theksohet se këta persona po bëhen gati të kryejnë ndonjë sulm më serioz se sa incidenti që kishte ndodhur ditë më parë në Gushincë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *