Home / Lajme / Maqedoni / Foto ekskluzive: Policët e plagosur në Kumanovë dërgohen në klinikën e Shkupit

Foto ekskluzive: Policët e plagosur në Kumanovë dërgohen në klinikën e Shkupit

Shkup, 09 Maj – Portali Fokus sjell foto nga policët e plagosur që dërgohen në klinikën e Shkupit.

Portali Maqedonas ‘Fokus’ ka sjellë fotografi të policëve të lënduar në Kumanovë, e që janë dërguar për trajtim në Shkup.

Policët u plagosën gjatë luftimeve në qytetin e Kumanovës gjegjësisht në “Lagjen e Trimave”. Në disa mediume elektronike dhe ato të shkruara flitet se numrii te plagosurve është mbi 15 polic. Televizioni Koha jo zyrtarisht mëson se gjatë luftimeve në Kumanovë ka edhe banor shqiptar të vrar dhe të plagosur.

Sipas “Al Jazeera Balkans”, shqiptari i vrarë është Fadil Fejzullahi nga “Lagja e Trimave” të Kumanovës ku janë zhvilluar luftimet në mëngjesin e sotëm. Ky televizion ka bërë të ditur se emri i personit të vrarë është njoftuar nga banorë lokal.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *