Home / Lajme / Rajon / Gërxhaliu: Përfundon riekzaminimi i të vrarëve në Kumanovë

Gërxhaliu: Përfundon riekzaminimi i të vrarëve në Kumanovë

24 maj-Do t’i përpilojmë raportet tona të autopsisë për secilin dhe do t’ia dorëzojmë Prokurorit të Shtetit, sepse etika profesionale e do kështu. Nga etika profesionale nuk më lejohet të flas më shumë. Prokurori i Shtetit do të njoftohet me hollësitë për çdo gjetje që e kemi pasur në secilin trup”, ka thënë Gërxhaliu.

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka përfunduar autopsia e 9 shtetasve të Kosovës, të vrarë në incidentin e armatosur në Kumanovë, me 9 dhe 10 maj.
Gërxhaliu ka thënë se rezultatet do t’i dorëzohen Prokurorisë.

“Kemi kryer punën tonë profesionale. Kemi shënuar çdo gjë dhe kemi fotografuar, pra kemi kryer punën tonë në çdo milimetër, ashtu siç parashihet me standardet operative mjeko-ligjore. Do t’i përpilojmë raportet tona të autopsisë për secilin dhe do t’ia dorëzojmë Prokurorit të Shtetit, sepse etika profesionale e do kështu. Nga etika profesionale nuk më lejohet të flas më shumë. Prokurori i Shtetit do të njoftohet me hollësitë për çdo gjetje që e kemi pasur në secilin trup”, ka thënë Gërxhaliu.

Trupat e pajetë të 9 shtetasve të Kosovës, të vrarë në Kumanovë, janë sjellë në Kosovë të premten në mëngjes.

Shtetasit e Kosovës, të identifikuar si të vrarë në incidentin e Kumanovës, janë: Xhafer (Hysen) Zymeraj, Beg (Miftar) Rizaj, Mirsad (Osman) Ndrecaj, Valon (Selim) Kabashi, Turgaj (Mehmet) Gashi, Samid (Bajram) Kastrioti, Hysen (Latif) Rushiti, Fatlum (Kadri) Vishesella dhe Arben (Qerim) Rexhaj.

Përleshja e armatosur në Kumanovë ka lënë 18 të vrarë, 8 policë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Fillimisht, autoritetet maqedonase kanë thënë se numri i viktimave është 22 – 14 nga të cilat pjesëtarë të vrarë të grupit të armatosu

Gjithashtu lexo

Turqia kërkon rishikimin e kufijve detarë me Greqinë, grekët kundërpërgjigjen: Jemi gati edhe për luftë

Një ditë pas deklaratave të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Caushoglu, se zona e disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *