Home / Lajme / Maqedoni / Gjendet granatë në Drenovec

Gjendet granatë në Drenovec

Tetovë, 19 maj – Në Drenovecë të Tetovës në vendin e quajtur “Cigllana” është gjetur një mjet shpërthyes (granatë), të kalibrit 100 milimetër. Granata ka qenë e vjetër, e ndryshkur dhe jofunksionale.

41 vjeçari N.I nga lagjeja e Drenovecit, ka denoncuar se të hënën, duke punuar në themelet e një objekti të ri, në vendin e quajtur “Cigllana”, ka gjetur mjet shpërthyes (granatë), të kalibrit 100 milimetër. Granata ka qenë e vjetër, e ndryshkur dhe jofunksionale, informoi Policia e Tetovës. Pas kryerjes së hetimeve, granata është marrë dhe transportuar nga ana e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *