Home / Lajme / Maqedoni / Gjendet i vdekur një 86 vjeçar në ujërat e lumit Vardar

Gjendet i vdekur një 86 vjeçar në ujërat e lumit Vardar

Gostivar, 29 Maj – Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë që e udhëhiqte prokurori publik, ndërsa me urdhër të tij, trupi është dhënë në autopsi për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Dje në orët e pasditës në ujërat e lumit Vardar në afërsi të fshatit Çajlë, është hasur një trup i pajetë nga një kalimtar ie rastit, i cili më pas ka njoftuar stacion policor të fshatit Çegran. Bëhet fjalë për 86 vjeçarin Vait Jusufi banor i fshatit Çajlë, i cili nga orët e hershme të mëngjesit ishte paraqitur i humbur nga familjarët e tij.

Sipas dëshmitarëve okular, plaku i ndjerë për herë të fundit ishte parë duke lëvizur në orët e mëngjesit të ditës së enjte tek ura e fshatit. Trupi i pajetë ishte hasur rreth orës 17 në vendin e quajtur “Fusha e poshtme e fshatit Çajlë”, rreth 500 metra larg nga ura e fshatit. Pas paraqitjes së rastit, një ekip i policisë, prokurori publik dhe njësiti i zjarrfikësve janë paraqitur në vendngjarje, dhe diku rreth orës 19, pas mbarimit të ekspertizës, trupi i pajetë është tërhequr nga ujërat e lumit Vardar.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Spitalin e Gostivarit për të verifikuar arsyet e vdekjes. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për fatkeqësi të paqëllimshëm ose për rrethana të tjera.

Nga prokurori publik nuk deshën të komentojnë rastin pa përfunduar analiza e obduksionit. Nga atje vetëm pohuan se sipas informatave fillestare personi i vdekur i lindur në vitin 1929, më herët ishte paraqitur si person i humbur.

“Prokurori publik dha urdhër për të kryer obduksion me qëllim që të vërtetohen arsyet e vdekjes. Hetimi është në vijim”, u përgjigjen shkurt nga prokuroria publike. Këtë përgjigje e dhanë edhe nga Policia e Gostivarit.

Jo zyrtarisht, dyshohet se plaku kishte dalur për të shëtitur dhe papritur është rrëzuar në lum, por arsye se si ndodhi rasti tragjik do të kumtohet pas mbarimit të hetuesisë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *