Home / Lajme / Maqedoni / Gjendje e jashtëzakonshme në Kumanovë | Zyrtare: Dy policë dhe disa civilë të plagosur të dielën

Gjendje e jashtëzakonshme në Kumanovë | Zyrtare: Dy policë dhe disa civilë të plagosur të dielën

Kumanovë, 10 Maj – Sipas Daminovskit, gjatë ditës diel janë plagosur dy policë, në mëngjes gjatë një shkëmbimi me zjarr.

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Zoran Damianovski përmes një konferencë për media ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë pjesë të Maqedonisë të banuar me shqiptarë.

Sipas Daminovskit, gjatë ditës diel janë plagosur dy policë, në mëngjes gjatë një shkëmbimi me zjarr.

Daminovskit ka folur edhe për civil të lënduar të dielën dhe se ka shtëpi të djegura.

Ai ka bërë të ditur se po mobilizohen për të pritur kthimin e atyre refugjatëve të larguar nga situata e krijuar në Kumanovë.

Kryetari i komunës, raportohet të ketë thënë se është krijuar edhe një qendër e thirrjeve ku banorët mund të kërkojnë ndihmë në çdo kohë.

Po ashtu, i pari i Kumanovës njoftoj edhe për ndërprerjen e mësimit në shkollat atje, për shkak të kësaj gjendje të jashtëzakonshme.

Ndryshe, në orët e para të mëngjesit, rreth orës 7 raportohet se përsëri janë dëgjuar të shtëna. Gazetaret as sot nuk kanë mundur të kalojnë në zonën ‘e nxehtë’ të krizës, ku po zhvillohet konflikti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *