Home / Lajme / Maqedoni / Gjuajtje me armë në Tetovë (VIDEO)

Gjuajtje me armë në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 08 Maj – Ky lloj organizimi tashmë një kohë të gjatë praktikohet në rajonin e Pollogut dhe paraqet një obligim ligjor për ata që posedojnë armë me leje dhe dëshirojnë që të ndrrojnë lejet adekuate”, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Të shtunën (nesër) dhe të dielën, në vendin e quajtur “Jerebinë” afër Zhelinës do të ketë organizim të gjuatjes me armë gjegjësisht gjajtjes provuese ku do të marrin pjesë personat të cilët me leje i posedojnë armët.

Sipas policisë pjesëmarrës do të jenë personat fizik dhe juridik nga rajoni i Tetovës dhe më gjërë. Sipas një njoftimi të policisë së Tetovës, të drejtë në këtë gjuajtje kanë të gjithë ata të cilët paraprakisht kanë aplikuar për ndrrim të lejeve të vjetra me të reja për armëmbajtje. Gjuajtja me arrmë këtyre dy ditëve do të realizohet nga ora 8 deri ora 15, me pjesëmarrje dhe koordinim të pjesëtarëve të Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Ky lloj organizimi tashmë një kohë të gjatë praktikohet në rajonin e Pollogut dhe paraqet një obligim ligjor për ata që posedojnë armë me leje dhe dëshirojnë që të ndrrojnë lejet adekuate, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *