Home / Lajme / Maqedoni / Gjysma e krerëve të BDI-së janë jashtë shtetit

Gjysma e krerëve të BDI-së janë jashtë shtetit

Tetovë, 04 Maj – Gjysma e kryesisë së BDI-së janë jashtë shtetit, në një situatë kur kjo parti është cak i sulmeve, siç ishte sulmi me bombë mbrëmë në selinë e saj në Tetovë.

Në selinë e kësaj partie po mbretëron heshtja dhe se së fundi nuk janë parë krerët më të lartë partiak, por edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti i cili festat e majit i ka kalaur në vendlindjen e tij, informon INA.

Por sot shumica e krerëve partiak janë jashtë vendit dhe se nuk ka ndonjë paralajmërim për seancë urgjente.

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferri dhe shefi i kabinetit të Ahmetit, deputeti Artan Grubi janë jashtë vendit edhe ate për një vizitë në Bruksel.

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti me anëtarin e kryesisë Fatmir Dehari janë për vizitë në SHBA dhe nuk dihet motivi i kësaj vizite, ku më pas janë shoqëruar edhe nga deputetja Ermira Mehmeti.

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi është për vizitë në Kosovë, ku po qëndron si pjesë e takimit rajonal të ministrave të arsimit. Edhe anëtarë të tjerë të kryesisë siç mësohet janë të zënë me aktivitete të tjera institucionale dhe se në këtë parti po mbretëron heshtje totale, duke mos u deklaruar për incidentin e ndodhur mbrëmë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *