Home / Sport / Granit Xhaka luan me bri të thyer

Granit Xhaka luan me bri të thyer

Mesfushori shqiptar i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka, ka zbuluar se ai është duke luajtur me brinjë të thyer.

Gladbach aktualisht ndodhet në pozitën e tretë në Bundesligën gjermane dhe në këtë sukses sigurisht se ka kontribuar edhe mesfushori shqiptar, i cili madje ka “vuajtur” më shumë se ç’duhet.

“Në fund të marsit, në ndeshjen me kombëtaren zvicerane kundër Estonisë kam thyer brinjën e gjashtë”, ka zbuluar ai për Bild, transmeton Albinfo.ch.

“Kjo në të vërtetë do të duhej të nënkuptonte një pauzë prej katër deri gjashtë javësh nga futbolli. Por unë po vazhdoj kështu”.

“Tri ndeshjet e para pas lëndimit i kam luajtur me një korset mbrojtës prej karboni në trup. Këtë korset e kam braktisur së fundi në ndeshjen kundër Wolfsburgut sepse më pengonte frymëmarrjen”, tregon më tej ai, derisa shton se merr edhe medikamente kundër dhembjes.

Por, Xhaka nuk frikësohet se lëndimi i tij mund të bëhet i rrezikshëm. „Pas përfundimit ë sezonit kam mjaft kohë për shërim”, shprehet ai.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *