Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski do ti ‘kap për veshi’ administratorët dhe do ti nxjerr në protesta!

Gruevski do ti ‘kap për veshi’ administratorët dhe do ti nxjerr në protesta!

Shkup, 18 maj – Skandaloze. Partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE-ja e kryeministrit Gruevski që nga dita e enjte ka mobilizuar kryetarët e komunave, drejtorët e shkollave, çerdheve, funksionarët nëpër ministri, shefat në polici dhe ushtri, gjykatat, spitalet dhe ndërmarrjet publike të cilat kanë marrë “URDHËR” që të bëjnë listën e saktë të të punësuarve të cilët do të marrin pjesë në protestën e sotme të VMRO-së para Parlamentit.

Në këtë listë do të regjistrohet emri i çdo të punësuari që do të marrë pjesë në mënyrë të dhunshme në protestën e sotme në Shkup.

Mirëpo, ata që do të refuzojnë rrezikojnë sanksione të ndryshme madje edhe largimin nga puna. Pasi duhet të japin sqarime të sakta se përse nuk marrin pjesë.

Sipas kësaj urdhërese të drejtë që mos të marrin në protesta kanë vetëm ata që kanë rast vdekjeje në familje, ata që kanë ndonjë anëtarë të sëmurë në familje si dhe personat me shëndet të dobët, të cilët s’do të mund ti rezistojnë protestave.

Një i punësuar në një ndërmarrje shtetërore në Shkup në kushte anonimiteti për Zhurnal thotë tregon se në çfarë presioni janë për të marrë pjesë në protestën e VMRO-DPMNE-së.

“Unë punoj në ndërmarrje shtetërore. Drejtori na ka obliguar që të tregojmë saktë nëse do të marrin pjesë në protestën e sotme të VMRO-së apo jo.
Nëse nuk marr pjesë duhet të kem arsye të fortë sepse mund të kem sanksione e ndoshta edhe largim nga puna. Jemi nën presion të madh për të marrë pjesë në tubimin e sotëm të VMRO-së”, thotë për Zhurnal i punësuari në ndërmarrjen shtetërore.

Jozyrtarisht mësohet se partia e Gruevskit gjatë çdo proteste dhe tubimi në mënyrë të dhunshme i detyron punonjësit e administratës dhe institucioneve tjera shtetërore që domosdo të marrin pjesë.

Ndryshe, bashkësia ndërkombëtare duhet me shumë vëmendje të përcjellë organizimin politik të VMRO-DPMNE-së i cili mbështetet në frikë dhe kërcënime ndaj qytetarëve të cilët janë punësuar gjatë mandatit të VMRO-DPMNE-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *