Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski sot do të rizgjidhet si kryetar i VMRO-DPMNE

Gruevski sot do të rizgjidhet si kryetar i VMRO-DPMNE

3 maj-Kandidatura e tij ka marrë përkrahjen e shumicës së delegatëve, degëve partiake, personaliteteve dhe themeluesve të kësaj partie, por edhe forumeve tjera partiake. Sot pritet vetëm zyrtarizimi i mandatit të ri.

Kryetari i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevskit sot pritet të rizgjidhet në këtë post në Kongresin e 15-të partiak që po zhvillohet në ditën e dytë në Kumanovë. Ai nuk ka asnjë kundërkandidat për fronin e partisë, e cila së fundi po lëkundet nga afera e rëndë e përgjimeve, e cila nxjerrë në sipërfaqe skandale korruptive, kriminale dhe keqpërdorime të masive të pushtetit nga ana e Gruevskit si kryeministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë të instaluar në sistemin shtetëror.

Kandidatura e tij ka marrë përkrahjen e shumicës së delegatëve, degëve partiake, personaliteteve dhe themeluesve të kësaj partie, por edhe forumeve tjera partiake. Sot pritet vetëm zyrtarizimi i mandatit të ri.

Gruevski në fjalimin e tij në këtë kongres ka theksuar se është i kënaqur me arritjet e deritanishme të qeverisjes, por ai paralajmëroi freksime në ekipin udhëheqës partiak.

Duke folur për krizën aktuale, ai nënvizoi se opozita është e dezorientuar dhe pa ide, por duke shtuar se ‘bombat’ e saj kanë kthjelluar VMRO-DPMNE-në.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *