Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski – Zaev negociuan mbi 10 orë, nuk ka detaje

Gruevski – Zaev negociuan mbi 10 orë, nuk ka detaje

20 maj-Në këto dhe në takime të tjera me eurodeputetët, Gruevski dhe Zaev, secili më vete i njohu bashkëbiseduesit me situatën në Maqedoni. Kjo para debatit të sotëm plenar në Strasburg në Parlamentin Evropian, për situatën në Maqedoni.

Bisedat të cilat u udhëhoqën në Strasburg midis delegacionit të VMRO-DPMNE-së të kryesuar nga kryetari i partisë, Nikolla Gruevski me një delegacion të LSDM-së të kryesuar nga Zoran Zaev, kanë zgjatur mbi dhjetë orë dhe ndaluan në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 3 e 30 minuta,.
Rreth përmbajtjes së bisedave të cilat janë udhëhequr midis VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së me ndërmjetësimin e eurodeputetëve Ivo Vajgël, Eduard Kukan, Riçard Hovit dhe komisarit evropian për politikë fqinje, Johanes Han nuk doli nga opinioni. Dy delegacionet, bashkë me lehtësuesit e tyre janë dakorduar herët në mëngjes të dalin me kumtesë të përbashkët për përmbajtjen e bisedave.
Secila prej delegacioneve rreth orës 4 e braktisi Parlamentin Evropian nga dalje të ndryshme, ajo e VMRO-DPMNE-së nga dalja e Uinston Çerçill ndërsa ajo e LSDM-së nga dalja, Luiz Vejs.
Raportuesi për Maqedoninë në kuadër të PE-së, Ivo Vajgël në dalje nga ndërtesa pas bisedave dhjetë orëshe, komentoi se takimi nuk ishte i kotë dhe ia vlejti që u mbajt. Ai sipas marrëveshjes së përgjithshme me delegacionet e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, si dhe lehtësuesit e tjerë, nuk dha deklaratë për përmbajtjen, esencën dhe atë që është arritur në këto biseda.
Në këto dhe në takime të tjera me eurodeputetët, Gruevski dhe Zaev, secili më vete i njohu bashkëbiseduesit me situatën në Maqedoni. Kjo para debatit të sotëm plenar në Strasburg në Parlamentin Evropian, për situatën në Maqedoni.
Sot kryeministri Nikolla Gruevski do të ketë takim dhe fjalim para grupit më të madh politik të PE-së, atë të Partive Popullore evropiane në të cilën është anëtare VMRO-DPMNE-ja

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *