Home / Lajme / Maqedoni / Grupe të armatosura në Zajaz?

Grupe të armatosura në Zajaz?

8 Maj – Mbrëmë në Zajaz të Kërçovës flitet që ka pasur rreth 50 persona të armatosur , por këto informacione nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga policia e Maqedonisë

Banorë të fshatrave të Kërcovës thonë për Lajm se në Zajaz janë paraqitur rreth 50 persona të armatosur.

Tani për tani nuk bëhet e ditur nëse mbajnë uniforma me simbole ushtarake, e as cfarë armatimi mbajnë, raportojnë mediet.

Banorët ankohen edhe nga kontrolle të shumta policore. Këto informacone nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga policia, kurse nuk dihet nëse ka pasur ndonje sulm ndaj patrullave policore.

Nuk kemi informacione nëse këtij grupi i janë bashkangjitur ideologët e tri luftërave të shqiptarëve në Ballkan, Ali Ahmeti, Fazli Veliu dhe Musa Xhaferi, të cilët janë nga pikërisht nga Zajazi.

Shtatë vitet e fundit ata janë bashkëpunëtorë të afërt të Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit./lajm

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *