Home / Lajme / Maqedoni / Hahn alarmon shqetësimet e BE-së për situatën në Maqedoni

Hahn alarmon shqetësimet e BE-së për situatën në Maqedoni

7 maj-Eurokomisioneri Hahn përsëriti kërkesën që të gjitha palët politike në vend të marrin përgjegjësitë e tyre për gjetjen e zgjidhjes, duke rivendosur dialogun politik dhe kthimin e besimit te institucionet. Në këtë aspekt ai nënvizoi edhe nevojën e shmangies së tensioneve politike dhe ndëretnike.

Evrokomisioneri për zgjerim dhe politika fqinjësore, Johanes Hanh ka deklaruar se situata në Maqedoni është tejet serioze dhe po shkaktëzon kokëdhembje tek BE.

Ai këtë shqetësim e ka shprehur për agjencinë shtetërore MIA, duke apeluar të gjithë faktorët relevantë në vend për gjetjen e një zgjidhje politike dhe juridike.

“Situata në Maqedoni është tejet serioze dhe po shkakton kokëdhembje për ne, pasi nuk është më e pranueshme të ketë situata ku opozita nuk është në kuvend, ndërsa ekziston edhe përgjimi, që kërkon hetime të thella. Lusim të ketë trajtim politik të kësaj çështje në kuvend me themelimin e komitetit për hetime, por të ketë edhe hetime të mëtejme për rastin kriminal të kësaj çështje. Mendoj se këto janë parakushtet për vendin në rrugën e saj drejt BE-së”- deklaroi komisionari i BE-së për zgjerim, Johanes Han.

Eurokomisioneri Hahn përsëriti kërkesën që të gjitha palët politike në vend të marrin përgjegjësitë e tyre për gjetjen e zgjidhjes, duke rivendosur dialogun politik dhe kthimin e besimit te institucionet. Në këtë aspekt ai nënvizoi edhe nevojën e shmangies së tensioneve politike dhe ndëretnike.

Ndërsa, lidhur me rastin e përgjimeve, ai kërkoi hetime nga organet kompetente.
Eurokomisionari nuk deshi të saktësojë nëse kriza aktuale do të lë vendin pa rekomandimin për fillimin e bisedimeve me BE-në, por vetëm theksoi se ende ka kohë dhe njerëzit e përgjegjshëm janë të vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhet Maqedonia

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *