Home / Lajme / Maqedoni / Halil Matoshi: Qeveria e Ali Ahmetit vret shqiptarë

Halil Matoshi: Qeveria e Ali Ahmetit vret shqiptarë

Prishtinë, 09 Maj – Nëse në Kumanvë është vrarë me të vërtetë një fëmijë, atëherë Ali Ahmeti duhet të përjashtohet me dhunë nga Shkupi dhe të gjykohet për tradhti, thotë në reagimin e tij analisti Halil Matoshi.

Lexoni të plotë reagimin e Halil Matoshit për situatën në Kumanovë:

Pas gjendjes së randë t’krijueme ne Kumanovë dhe në tanë FYROM-in, nga klika e klerofashistit Gruevski dhe e ndihmueme p’ej nacionalkomunistit Ali Ahmeti (pretendohet se janë vra pesë civilë shqiptarë nga t’cilët edhe ni vajzë tetë veçare), pra nëse vrasjet konfirmohen, atherë Ali Ahmeti duhet nxjerrë me dhunë nga Qeveria në Shkup dhe duhet gjykue per tradhti (nëse këtë nuk e ban me vullnet) nga vet shqiptarët e atjeshëm për me i dhanë fund koalicionit qeveritar VMRO-BDI, si vrasës shqiptarësh…

Subjektet politike shqiptare duhet të unifikohen rreth një Këshilli Emergjent për Mbrojtjen e popullsisë, eventualisht të ndihmonte që transicioni deri në zgjedhje të jashtëzakonshme të kalojë pa viktima…

Ky Këshill e ka për obligim popullor që të identifikojë grupet kriminale që eventualisht mund t’i ketë paguar shërbimi secret i Gruevskit për me shkaktu tensione ndëretnike, sepse ky njeri me problem serioze egocentrike e paranoike mund ta kallë FYROM-in për hesapet e tij.

Ashiqare, këto grupe të pretendueme “terroriste” nuk janë të udhëhequna nga arsyeja dhe nuk janë në shërbim të kauzës së shqiptarëve!

Po ashtu, duhet me i thanë boll ma luftës së palavdishme të Ali Ahmetiut për pushtet personal!

P.S.

Sapo mora një informatë nga Kumanova se falë Zotit nuk ka të vrarë.

Del se kjo asht “luftë” e shërbimeve sekrete atje!?

Mirëpo pa marrë parasysh nivelin e dhunës, Ali Ahmeti duhet me ik te sh’pia dhe vendin me e qu në zgjedhje të jashtëzakonshme…

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *