Home / Lajme / Rajon / Haradinaj: Qeveria e Shkupit paranoike, gjithmonë kërkon armiq

Haradinaj: Qeveria e Shkupit paranoike, gjithmonë kërkon armiq

17 maj-Sipas tij, Kosova dhe qytetarët e saj, por edhe qytetarët e vendeve të tjera të rajonit meritojnë për një qeverisje të mirë duke ndëshkuar qeverisjen e keqe.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar ngjarjen e Kumanovës.

“Kjo që ndodhi në Kumanovë është pjesë e fushatës për të krijuar armiq, pra Qeveria e Maqedonisë vuan nga paranoja që gjithmonë kërkon të krijojë armiq, me të vetmin qëllim për të krijuar frikë dhe më pas të ketë nën kontroll gjithçka. Pasi aktualisht ne kemi Qeveri të dobët në Kosovë, por vuajnë edhe shqiptarët rreth nesh. Në Ballkan sot është realitet se kemi të bëjmë me qeveri të korruptuara, që duhet ndryshuar”, deklaroi për INA, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas tij, Kosova dhe qytetarët e saj, por edhe qytetarët e vendeve të tjera të rajonit meritojnë për një qeverisje të mirë duke ndëshkuar qeverisjen e keqe.

“Në Kosovë me luftë fituam më të shtrejtën liri e me pas edhe pavarësinë, por tani jemi para një beteje me qeverisjen e keqe, pra ate ta zëvendësojmë me qeverisje të mirë që ta kthejmë shpresën se ne dijmë të udhëheqin dhe dijmë të mbajmë shtet”, deklaroi Ramush Haradinaj i cili dje mori pjesë në kuvendin e degës së AAK-së në Hanin e Elezit, ku mbajti një minutë heshtje në nderim të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që ranë në përleshjen e Kumanovës.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *