Home / Lajme / Maqedoni / Haziri merr vendim për t’i dalë në përkrahje popullatës shqiptare në Maqedoni

Haziri merr vendim për t’i dalë në përkrahje popullatës shqiptare në Maqedoni

Gjilan, 09 Maj – Në përputhje me gjendjen e atjeshme, kam thirrur me urgjencë Këshillin e Lartë të menaxhimit të situatës të Komunës së Gjilanit. Kam marrë veprimet institucionale për përballimin e çdo situate për t’i dalë në mbështetje dhe përkrahje popullatës shqiptare, ka thënë Haziri.

Për ngjarjet e fundit në Kumanovë të Maqedonisë, ku raportohet të jenë vrarë së paku 5 persona e rreth 20 janë plagosur, ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ai thotë se në Ditën e Evropës, pushteti maqedonas po tregon se është larg objektivave të Europës.

“Represioni maqedonas ndaj shqiptarëve të Kumanovës së Karadakut, me ç’rast rezultoi edhe me viktima, është i papranueshëm dhe si i tillë i dënueshëm. Në përputhje me gjendjen e atjeshme, kam thirrur me urgjencë Këshillin e Lartë të menaxhimit të situatës të Komunës së Gjilanit. Kam marrë veprimet institucionale për përballimin e çdo situate për t’i dalë në mbështetje dhe përkrahje popullatës shqiptare, e viktimave eventuale si pasojë e represionit të forcave maqedonase”, ka thënë Haziri.

Ai ka bërë apel për qetësi dhe ndaljen e çdo forme të represionit.

“Pushteti maqedonas u korit pikërisht në Ditën e Evropës”, ka përfunduar Haziri.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *