Home / Lajme / Maqedoni / Hetohet shpërthimin para BDI-së

Hetohet shpërthimin para BDI-së

Tetovë, 04 Maj – “Nga shpërthimi nuk ka viktima në njerëz, ndërsa është shkaktuar dëm minimal material”, thuhet në kumtesën nga Prokuroria publike. Mjet i panjohur shpërthyes është aktivizuar me siguri me gjuajtje në afërsi në selinë e BDI-së në paralagjen e Tetovës, Reçica e Vogël, njofton zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Sulmi me mjet shpërthyes ndaj selisë së BDI-së në Reçicë të Tetovës kaloi vetëm më dëme të vogla materiale. Sipas informatave të para, sulmin e kanë kryer dy persona nga një motoçikletë në lëvizje. Mjeti shpërthyes që supozohet të jetë trotil, sipas dëshmitarëve, është hedhur në oborrin e partisë, por njëri nga rojet ka marrë atë dhe e ka hedhur larg oborrit të partisë. Askush nga BDI nuk komentoi sulmin me mjet shpërthyes ndaj selisë në Reçicë. Zëdhënësi i SPB-së së Tetovës tha se nga aktivizimi i kësaj lënde shpërthyese është dëgjuar detonacion i madh.

“Nga aktivizimi i mjetit shpërthyes është dëgjuar detonim i madh, nuk ka të lënduar dhe nuk është shkaktuar ndonjë dëm më i madh material i objektit apo i ndonjë objekti tjetër.
Vetëm në asfalt, gjegjësisht në rrugën para objektit është shkaktuar dëmtim në formë të kraterit me diametër prej 20 centimetra dhe thellësi prej dhjetë centimetrash ku edhe janë gjetur më shumë gjurmë të cilat po hetohen. Prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë, kryen hetim të kompletuar në vendin e eksplodimit e cila është dokumentuar bashkë me shenjat e gjetura dhe po merren masa dhe aktivitete për zbardhje të tërësishme të të gjitha rrethanave lidhur me eksplodimin e mjetit ndërsa merren masa po ashtu edhe për gjetjen e kryerësve”, deklaroi Marjan Josifoski. Zëdhënës i SPB-Tetovë.

Nga Prokuroria Themelore e Tetovës njoftuan se kanë marrë për analizë video incizimet nga kamerat e sigurisë.

“Prokurori kompetent nga Prokuroria Themelore në Tetovë ka dalë në vendngjarje pas eksplodimit të mbrëmshëm para selisë së BDI-së në Tetovë. Janë tërhequr gjurmë materiale dhe pjesë nga fitili i djegur dhe të njëjtat janë dhënë për ekspertizë. Prokurori kompetent ka marrë edhe CD-në nga kamerat e sigurisë, që do të jetë lëndë për analizë”, thonë nga Prokuroria e Tetovës.

Mësohet gjithashtu se një fëmijë i moshës 8 vjeçare është lënduar në shkallët e shtëpisë së tij në momentin kur po ikte i frikësuar nga lëvizja e shpejtë e motorit. .

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *