Home / Lajme / Maqedoni / Homazhe mbi varret e dëshmorëve në rajonin e Gostivarit, Hisë Fazliu, Naser Ademi dhe Refik Iljazi

Homazhe mbi varret e dëshmorëve në rajonin e Gostivarit, Hisë Fazliu, Naser Ademi dhe Refik Iljazi

5 maj-Jemi të bindur se atë rrugë që e plasuam në vitin 2001, do ta çojmë deri në fund bashkë me amanetin e tyre me mjete politike. Andaj, edhe një herë e ritheksoj se çdo sfidë e tashme dhe e ardhshme nuk do të mund të na largojw nga ajo rrugë dhe ajo detyrë”, theksoi deputeti Talat Xhaferi.

Me rastin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve të mbarë kombit shqiptar, u bën homazhe mbi varret e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në rajonin e Gostivarit, të rënë në luftën e vitit 2001 në Maqedoni, Hisë Fazliut në Banjicë, Naser Ademit në Negotinë dhe Refik Iljazit në Kalishtë.

Homazhe bën shefi i Kabinetit të kryetarit të komunës së Gostivarit, Bashkim Hasani, kryetari i komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija, deputetët e zonës nga radhët e BDI-së, Talat Xhaferi (ish Komandant i Brigadës 116) dhe Jamin Sinani, familjarët, miqtë dhe bashkëluftëtarët e dëshmorëve.

“Si zakonisht çdo 5 maj pasues për ditën e dëshmorëve, edhe sot gjendemi në vendprehjen e dëshmorëve të kombit, për të ritheksuar edhe një herë se puna, mundi dhe gjaku i tyre nuk ka shkuar huq, për të rikujtuar edhe njëherë se ne mbetemi në rrugën e tyre dhe asnjë sfidë e tashme, e ardhshme nuk do të mund të na largojë nga ajo rrugë që me armë në dorë e ecëm bashkërisht. Jemi të bindur se atë rrugë që e plasuam në vitin 2001, do ta çojmë deri në fund bashkë me amanetin e tyre me mjete politike. Andaj, edhe një herë e ritheksoj se çdo sfidë e tashme dhe e ardhshme nuk do të mund të na largojw nga ajo rrugë dhe ajo detyrë”, theksoi deputeti Talat Xhaferi.

“Për të shënuar datën 5 Maj, ditën e dëshmorëve në të gjitha trevat shqiptare jemi këtu të organizuar bashkë me shokë, bashkëveprimtarë, bashkëluftëtarë dhe udhëheqës institucionesh. Jemi në vizitë në vendprehjen e dëshmorëve të regjionit të Gostivarit, Isë Fazliu, Naser Ademi dhe Refik Iljazit. Jemi këtu për të nderuar veprën, gjakun dhe idealin e tyre për të cilin ranë në vitin 2001. Andaj, si çdo vit, shokët, bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët janë këtu, edhe pse ndoshta jo në numër sa do të donim të gjithë, për shkak se çdo qytetarë e ka obligim moral të përulet përpara varreve të dëshmorëve të paktën njëherë në vit. Ne do të vazhdojmë të shënojmë këtë datë pa marr para sysh rrethanat dhe zhvillimet që ndodhin tek ne”, u shpreh kryetari i komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija.

Me rastin e 5 Majit – Ditës së dëshmorëve të mbarë kombit shqiptar, në organizim të Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare janë përkujtuar dëshmorët në të gjitha vendbanimet shqiptare në Maqedoni

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *