Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov dhe Gruevski takojnë ndërkombëtarët

Ivanov dhe Gruevski takojnë ndërkombëtarët

11 maj-Ivanov ka theksuar se se janë dhënë udhëzime konkrete ndaj të gjitha institucioneve të sigurisë për veprim me qëllim që të parandalohet çdo përshkallëzim i mëtejsshëm i situatës dhe destabizilim i vendit. Në këtë kontest kryetari Ivanov edhe njëherë ka theksuar nevojë për përkrahje nga ana e bashkësisë ndërkombëtare në interes të stabilitetit në Maqedoni dhe stabilitetit në tërë rajonin

Presidenti Gjorge Ivanov sot ka pritur në takim përfaqësuesit diplomatik ndërkombëtar. Në takim ishin të ftuar ambasadori amerikan në Shkup, ai i OSBE-së dhe ambasadori turk. Arsye e takimit janë zhvillimet e fundit në Kumanovë. Një natë më parë Presidenti Ivanov mblodhi në takim lider dhe përfaqësues të partive politike në Maqedoni bashkërisht me Këshillin e Sigurimit, për të diskutuar rreth çështjes së sigurisë në vend. Në një njoftim të lëshuar për mjetet e informimit nga kabineti i presidentit thuhet se në këtë takim presidenti ka informuar bashkëbiseduesit për mbledhjen e këshillit të sgurisë kombëtare me çrast janë këmbyer informacione dhe mendime për ngjarjet e fundit në Kumanovë dhe situatën e sigurisë në Maqedoni. Ivanov ka theksuar se se janë dhënë udhëzime konkrete ndaj të gjitha institucioneve të sigurisë për veprim me qëllim që të parandalohet çdo përshkallëzim i mëtejsshëm i situatës dhe destabizilim i vendit. Në këtë kontest kryetari Ivanov edhe njëherë ka theksuar nevojë për përkrahje nga ana e bashkësisë ndërkombëtare në interes të stabilitetit në Maqedoni dhe stabilitetit në tërë rajonin. Ivanov ka ritheksuar nevojën e gjetjes së shpejtë të mënyrave që ti mundësohet maqedonisë integrimi euroatlantik.Poashtu Ambasadori amerikan Xhes Bejlli dhe ambasadorë tjerë të vendeve të BE-së kanë realizuar takim në Qeveri me kryeministrin Nikolla Gruevski.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *