Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov qorton Zaevin s’e ka nxjerrë informata nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Ivanov qorton Zaevin s’e ka nxjerrë informata nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Shkup, 12 Maj – Presidenti i Maqedonisë Gjorgji Ivanov ka reaguar pas deklaratës së Zoran Zaevit. Sipas Ivanovit Zaevi nuk është dashur në opinion të tregoj se pushteti kishte njohuri për grupin e armatosur në Kumanovë.

Kabineti i presidentit të RM-së, ka reaguar lidhur me deklaratën e djeshme të liderit të LSDM-së Zoran Zaev, se pushteti kishte njohuri për grupin e armatosur.

“Zoran Zaev, si kryetar i partisë politike LSDM-së ishte i ftuar nga ana e presidentit të Republikës së Maqedonisë që të merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, me qëllim që të informohet për detajet dhe masat e ndërmarra gjatë aksionit policor në Kumanovë, si dhe për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në shtet. Për Zaevin është ngritur padi penale për rastin ‘Puç’. Presidenti maqedonas duke respektuar prezumimin e pafajësisë, dhe duke u udhëhequr nga interesat shtetërore ka vendosur që ta thërras Zoran Zaevin që të merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të sigurisë. Zoran Zaev në pajtim me rregulloren për punë të Këshillit të sigurisë, ka nënshkruar deklaratë e cila e kushtëzon që të mos publikoj në opinion informata nga mbledhja e Këshillit të sigurisë”, thuhet në reagimin me shkrim nga kabineti i presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov.

Nga kabineti i Ivanovit gjithashtu vlerësojnë se në këto momente të ndjeshme, është e domosdoshme sjellja me shumë përgjegjësi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *