Home / Lajme / Maqedoni / Ja çfarë tha Komandant Sokoli më 2008

Ja çfarë tha Komandant Sokoli më 2008

16 Maj – Ai haptaz shprehet se simpatizon BDI-në e Ali Ahmetit, dhe se nuk pëlqen “kursin arrogant” të PDSH-së,

Sami Ukshini – Sokoli ka qenë njëri ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) në luftën e vitit 2001, i njohur si Komandant Sokoli. Në një intervistë për “Lajm’ ai shpreh shqetësimin e tij dhe të ish strukturave të UÇK-së për rrjedhën jo të mbarë të fushatës parazgjedhore në Maqedoni, transmeton Telegrafi. Ai haptaz shprehet se simpatizon BDI-në e Ali Ahmetit, dhe se nuk pëlqen “kursin arrogant” të PDSH-së, që sipas tij është duke e kultivuar lideri aktual Menduh Thaçi.

Lajm: Si i vlerësoni incidentet parazgjedhore që po ndodhin në Maqedoni?

Ukshini: Shumë keq, shumë keq për të gjithë shqiptarët.

Lajm: A ndikojnë incidentet në njollosjen e luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK)?

Ukshini: S’ma merr mendja se ndikojnë, pasi lufta ka ndodh në vitin 2001, ajo ka mbaruar që disa vjet, mirëpo këto incidente ndikojnë në spektrin kombëtar shqiptar. I dëmtojnë interesat e shqiptarëve në përgjithësi.

Lajm: Ç’mendoni, kush mund të qëndrojë pas sulmit që i ndodhi kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmetit?

Ukshini: Unë s’mundem me e vlerësuar, s’mundem me e dit, mirëpo një gjë e di, nëse ka konflikt mes shqiptarëve, normal fiton pala e tretë dhe i thellon ato konflikte.

Lajm: Si strukturë e ish UÇK-së, a do të ndërmerrni diçka për të qetësuar situatën, pasi çdo ditë e më tepër po thellohet konflikti mes shqiptarëve?

Ukshini: Na kemi dhënë mesazhe pajtese mes shqiptarëve, edhe pse tash interesat e ngushta politike e bëjnë të vetën. Ne kemi dhanë mesazhe të bashkëpunimit mes shqiptarëve.

Lajm: Pas incidentit të së hënës, a keni kontaktuar me përfaqësues të BDI-së dhe PDSH-së?

Ukshini: Brenda kësaj kohe jo, por zakonisht kam kontakte me shumë persona të BDI-së pasi aty kam shumë shokë, ndërsa me të PDSH-së nuk kam kontakte.

Lajm: Me cilët persona të BDI-së keni biseduar?

Ukshini: Kam biseduar me njerëz të rrethit të ngushtë të Alisë, kam biseduar shumë herë dhe normal, Aliu e gëzon respektin më të madh tek popullata shqiptare në Maqedoni. Vjen prej krahut të luftës. Një kohë e kemi bërë një copë udhë bashkë për çështjen kombëtare, për mua ai mbetet shok, edhe pse në aspektin politik unë nuk i takoj asnjë drejtimi politik në Maqedoni. Realisht pozicionimi i Alisë është shumë më i mirë.

Lajm: Po me PDSH-në pse nuk keni kontakte, a nuk ju ka lidhur asnjëherë asgjë? Si qëndron puna?

Ukshini: Realisht Arbën Xhaferi nuk është më kryetar i PDSH-së. PDSH-ja e ka ndërruar kursin, d.m.th. shkon në kurs ekstrem politik. Mua nuk më pëlqen ai kurs.

Lajm: Çfarë s’ju pëlqen te ai kurs?

Ukshini: Nuk më pëlqen kursi i Thaçit, kursi i arrogancës.

Lajm: Situata e krijuar në Maqedoni, a ndikon në Kosovë?

Ukshini: Po normal që s’është mirë për gjithë shqiptarët, edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri e gjithkund. Në qoftë se ata sillen në këtë formë, atëherë normal që na kthejnë mbrapsht në kohë. Dikush mundet me thënë që shqiptarët nuk e kanë arritur pjekurinë politike, pjekurinë njerëzore.

Lajm: Ç’apel do t’i jepnit strukturave politike shqiptare të Maqedonisë në këto momente?

Ukshini: Të ruajnë qetësinë. Në mënyrë të kulturuar të dalin me një fushatë të kulturuar, mos kenë incidente mes vete. Ata që i voton populli, ata le ta përfaqësojnë popullin. I kish bërë thirrje popullit që të votojë, ai e di ma së miri.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *