Home / Lajme / Maqedoni / Ja sa do paguaj Qeveria për dëmet në Kumanovë

Ja sa do paguaj Qeveria për dëmet në Kumanovë

Kumanovë, 12 maj – Sa i përket shtëpive të rrënuara dhe atyre të dëmtuara dhe djegura, është planifikuar një ndihmë fillestare e vogël prej vetëm 1600 euro, ndërsa është formuar një Komision për vlerësimin e dëmeve të pronës së ndryshme të banorëve dhe familjeve, që janë dëmtuar siç thuhet gjatë aksionit.

Nga 70 mijë euro do të përfitojnë familjarët e policëve të vrarë, 13 – 40 mijë euro për çdo policë të plagosur, 5 – 10 mijë euro çdo polici në aksion dhe nga 1600 euro si ndihmë fillestare për familjet me shtëpi të dëmtuara.

Qeveria e Maqedonisë mbrëmë në mbledhjen e mbajtur ka vendosur kompensimin e të gjitha dëmeve lidhur me incidentin e armatosur në Kumanovë. Në këtë seancë siç mësohet kanë marrë pjesë edhe ministrat e BDI-së.

Sipas planit të miratuar, nga 70 mijë euro kompensim përfitojnë familjet e policëve të vrarë.

Kompensime financiare janë planifikuar edhe për të burgosurit, ashtu që 40 mijë euro do të marrë oficeri më i plagosur, nga 35 mijë për çdo policë të plagosur rënë dhe 19 policë që kanë plagë më të lehta do të marrin nga 25 mijë euro, por disa prej tyre nga 15 mijë euro, varësisht sipas kategorive.

Anëtarëve të Njësisë për Operacione Speciale dhe anëtarët e Njësisë për ndërhyje të shpejtë që ishin të përfshirë në operacionin e policisë në Kumanovë do t’u jepet kompensim financiar në vlerë prej 10,000 euro për anëtar.

Anëtarëve të njësisë së helikopterëve që morën pjesë në aksion edhe profesionistëve nga shtabi të cilët kanë udhëhequr aksionin në Kumanovë tu jepet kompensim financiar në vlerë prej 10,000 euro për anëtar.

Anëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë që kanë qenë të përfshirë në operacionin e policisë në Kumanovë, tu jepet kompensim financiar në vlerë prej 5.000 euro për anëtar.

Qeveria gjithashtu ka vendosur që edhe mjekëve që kanë ndihmuar policët e plagosur tu jep kompensim një rrogë të plotë.

Nga 1600 euro kompensim fillestar për familjet me shtëpi të rrënuara dhe dëmtuara

Sa i përket shtëpive të rrënuara dhe atyre të dëmtuara dhe djegura, është planifikuar një ndihmë fillestare e vogël prej vetëm 1600 euro, ndërsa është formuar një Komision për vlerësimin e dëmeve të pronës së ndryshme të banorëve dhe familjeve, që janë dëmtuar siç thuhet gjatë aksionit.

Komisioni është vendosur që në afat prej 7 ditëve të dal në terren dhe të grumbullojë të dhënat që më pas menjëherë t’ia dorëzojë Qeverisë. Komisioni do të përbëhet nga përfaqësues të Qeverisë dhe komunës së Kumanovës.

Qeveria ka vendosur siç thuhet të kompensojë për 100 për qind dëmin e vlerësuar.

Familjet që kanë mbetur pa kulm mbi kokë, është vendosur që t’i sigurohet strehim gjatë kohës deri sa të kryhet sanimin dhe ndërtimi i shtëpive të tyre, ose do të marrin kompensime financiare për pagesën e qiraseë.

Shërbimet qeveritare dhe komunale janë urdhëruar që për një periudhë të shkurtër të bëjnë pastrimin e zonës dhe krijimin e kushteve normale komunale dhe sanitare. Kjo do të jetë në bashkëpunim me disa institucione shëndetësore, pastrimit dhe shërbime tjera

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *