Home / Lajme / Maqedoni / Jam i shqetësuar për atë që ndodhi në Kumanovë

Jam i shqetësuar për atë që ndodhi në Kumanovë

25 maj-Komisari Han tashmë u bëri thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve të involvuar të bashkëpunojnë në ndriçimin e asaj që ndodhi në Kumanovë. Gjithashtu është me rëndësi që ky rast në mënyrë përkatëse të hetohet dhe të mos shkaktoj tensione ndëretnike”, deklaroi ai.

Sekretari i përgjithshëm për zgjerim në Komisionin Evropian, Kristina Danielson ka shprehur shqetësimin për ngjarjet e paradokohshme në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Ai bën thirrje që incidenti i armatosur në Kumanovë të hetohet në mënyrë përkatëse dhe të mos lejohet që shkaktohen tensione ndëretnike.

“Jam shumë i shqetësuar për atë që ndodhi në Kumanovë. BE dënoi cdo formë të dhunës dhe dëshiroj tu shpreh ngushëllim të thellë familjeve të personave të cilët humbën jetët. Komisari Han tashmë u bëri thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve të involvuar të bashkëpunojnë në ndriçimin e asaj që ndodhi në Kumanovë. Gjithashtu është me rëndësi që ky rast në mënyrë përkatëse të hetohet dhe të mos shkaktoj tensione ndëretnike”, deklaroi ai.

Danielson njëkohësisht thekson që të mos tërhiqet vëmendja nga serioziteti i krizës politike në Maqedoni.
“Partia në pushtet dhe ajo opozitare duhet të angazhohen në dialog konstruktiv, të ndihmuar nga tre anëtarët e Parlamentit Evropian. Të nënvizohen çështjet sistematike për sundimin e së drejtës, lirinë e medieve, zgjedhjet dhe të çështje tjera që janë theksuar në raportin e Progresin për Maqedoninë. Patjetër duhet të ketë përgjegjësi politike që të kthehet besimi në institucionet”, thotë Danielson.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *