Home / Lajme / Maqedoni / Jankullovska akuzon opozitën për nxitjen e protestave

Jankullovska akuzon opozitën për nxitjen e protestave

5 maj-“Lideri i LSDM-së ka arritur kulmin e monstruozitetit, sërish duke luajtur me emocionet e qytetarëve në mënyrën më brutale dhe duke keqpërdorur vdekjen tragjike të një të riu. Këtë që po bën Zaev është vetëm për të përfituar politikisht dhe se ai është i përgaditur për gjithçka”, theksoi Jankullovska, duke u arsyetuar se MPB kishte ndërmarrë të gjtha aktivitetet për gjetjen e autorit të vrasjes.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska në mbrëmje derisa po vazhdonte protesta ka zhvilluar një konferencë në ambientet e Qeverisë, duke theksuar se opozita po luan me ndjenjat e qytetarëve përmes materialeve të montuara të përgjimeve.

“Lideri i LSDM-së ka arritur kulmin e monstruozitetit, sërish duke luajtur me emocionet e qytetarëve në mënyrën më brutale dhe duke keqpërdorur vdekjen tragjike të një të riu. Këtë që po bën Zaev është vetëm për të përfituar politikisht dhe se ai është i përgaditur për gjithçka”, theksoi Jankullovska, duke u arsyetuar se MPB kishte ndërmarrë të gjtha aktivitetet për gjetjen e autorit të vrasjes.

E pyetur se a do të jap dorëheqje pas kësaj, Jankullovska theksoi se nuk ka ndërmend që të heq dorë nga posti i ministres dhe se sipas saj, nëse këtë e do opozita, duhet të kthehet në Parlament dhe të kërkojë interpelancë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *