Home / Lajme / Maqedoni / Jankullovska: Nuk largohemi nga Kumanova deri sa ta shkatrojm grupin e armatosur

Jankullovska: Nuk largohemi nga Kumanova deri sa ta shkatrojm grupin e armatosur

Shkup, 09 Maj – Ende luftohet në Kumanovë. Do të luftojm deri sa të shkatrohet tërësisht grupi i teroristëve, tha Gordana Jankullovska.

Ashtu siç ishte paralajmëruar numri një i MPB-së Gordana Jankullovska mbajti një pres konferencë për media. Ajo tha se deri në këto momente ka të vrar 5 pjestar të policis dhe 30 plagosur. E pyetur nga gazetarët se aka të vrar nga grupi i armatosur ajo u përgjigj “ende nuk kemi infomata po besoj se ka”. Gazetarët vazhduan me pyetjet e tyre duke pyetur a ka banor të lagjes të plagosur. Jankullovska u përgjigj “deri në këto momente nuk ka asnjë banor të plagosur”.

Gordana Jankullovska tha se njësiti special nuk ka lëshuar asnjë pik në qytetin e Kumanovës qëndrojm deri në fund deri sa të shkatrohet në tërësi grupi i teroristëve. Ajo tha se në grupin e armatosur kishte edhe gra dhe fëmijë.

Numri një i policisë njoftoi se pas 16 orë luftime ende është reziku në teren pasi nuk ka përfunduar gjithçka aksioni vazhdon. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *