Home / Lajme / Maqedoni / Jankullovska thotë se për një orë mund t’i pastrojë shqiptarët

Jankullovska thotë se për një orë mund t’i pastrojë shqiptarët

15 Maj – Pas shtatë vitesh koalicion me BDI-në, VMRO-DPMNE ndihet aq e fortë, saqë ministrja e brendshme Gordana Janklullovska është e bindur se për një orë mund t’i pastrojë shqiptarët.

Kjo mund të konstatohet nga bisedat e publikuara nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev, sipas të cilit Jankullovska bisedon me Mijallkovin, Protugjerin dhe bashkëshortin e vet, Ilievski, se si të pastroje hesape me shqiptarët.

“Nëse duhet të tregojmë se kush është më i fortë, për një orë mund t’i pastrojë shiptarishtat”, dëgjohet zëri i Jankullovskës, duke folë me Protugjerin.

“Po merrem me këta “shiptarishtat” . Shiptarishtat po më nervozojnë shumë. Si munden të jenë aq budallenj”, thotë Jankullovska, duke folë me bashkëshortin e saj Vllatko Ilievski. .

“Nuk ka bashkëejtesë me ata. Duhet të pastrojmë hesapet njëherë e përgjithmonë. Nevojitet strategji. Unë e di si ju bëhet me ta, por na mungon konsensusi nacional”, thotë zëri i Mijalkovit.

“Edhe unë jam për atë zgjidhje”, thotë Jankullovska.

Zaev apeloi te qytetarët që të mos bnien pre e këtyre skenarëve të zeza që ka përgatitur pushteti. “Të bëhemi bashkë në protestat e 17 majit dhe të protestojmë qetë, masovisht dhe një protestë të paparë deri më tani. Mos e lëshoni rastin historik për të marrë pjesë në një tubim masiv multietnik dhe që të mos lejojmë më tepër të ndodhë kjo në Maqedoni”, tha në fund Zaev.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *