Home / Lajme / Rajon / Jozefina dënon deklaratën e Ramës për veton për Maqedoninë

Jozefina dënon deklaratën e Ramës për veton për Maqedoninë

21 maj-Shqipëria për një kapriço të kryeministrit të saj dhe për qëllimin që ky kryeministër ka për tu dukur në sy të të gjithëve do të përballet edhe me pasoja, sepse ne nuk jemi ende një vend që të kemi fuqinë për të vendosur apo jo nëse do të anëtarësohet një vend në strukturat euroatlantike.

Ish kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli në fjalën e saj në Kuvend ka dënuar ashpër deklaratën e një ditë më parë të kryeministrit Rama se Shqipëria do të vendosë veton për Maqedoninë.

Sipas Topallit deklarata e Ramës ishte e papranueshme dhe ajo do të ndikojë direkt në çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Europian pasi Shqipëria nuk e ka ende një forcë të tillë për të vendosur kushte dhe të drejtën e vetos për anëtarësimin e një shteti tjetër.

Jemi në një situatë të nderë në një periudhë kur ngjarjet e Kumanovës na prekin të gjithëve ne Shqiptarëve. Dhe na del ky kryeministri ynë që i duket vetja më i rëndësishëm se vetë Obama dhe thotë se do ti vendosë veton Maqedonisë për anëtarësimin e saj në strukturën e NATO-s.

Shqipëria për një kapriço të kryeministrit të saj dhe për qëllimin që ky kryeministër ka për tu dukur në sy të të gjithëve do të përballet edhe me pasoja, sepse ne nuk jemi ende një vend që të kemi fuqinë për të vendosur apo jo nëse do të anëtarësohet një vend në strukturat euroatlantike.

Shqipëria ka qenë deri më tani peng i hapjes së mundësive për anëtarësimin në BE dhe kjo deklaratë që ka bërë kryeministri ynë do të jenë një nga faktorët që do të ndikojë në mënyrë direkte në mundësinë që ne të integrohemi në BE”, theksoi deputetja demokrate Jozefina Topalli.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *