Home / Lajme / Maqedoni / KMDLNj: Të vrarëve në Kumanovë t’iu bëhet edhe një ekspertizë mjeko–ligjore në Kosovë

KMDLNj: Të vrarëve në Kumanovë t’iu bëhet edhe një ekspertizë mjeko–ligjore në Kosovë

22 maj-KMDLNj e vlerëson angazhimin e Ambasadës së Kosovës në Shkup sikur edhe ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në me krye Arsim Gërxhaliun që kontribuuan në përshpejtimin e këtij procesi.

Pas shumë kërkesave dhe përpjekjeve të familjarëve dhe autoriteteve kosovare, më 21 maj 2015 u kthyen në Kosovë trupat e nëntë të vrarëve në Kumanovë, shqiptarë në Kosovës. Autoritetet maqedonase, pasi kishin bërë identifikimin e të vrarëve dhe obduksionin që u zvarritë më shumë se që është e nevojshme, ua dorëzuan familjarëve trupat e të vrarëve.

KMDLNj e vlerëson angazhimin e Ambasadës së Kosovës në Shkup sikur edhe ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në me krye Arsim Gërxhaliun që kontribuuan në përshpejtimin e këtij procesi.

Në këtë kontekst KMDLNj kërkon nga institucionet e Kosovës t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e mundshme në mënyrë që të bëhet një ekspertizë e re që do ta përcaktonte mënyrën dhe kohën e vrasjes së nëntë qytetarëve të Kosovës (të gjithë shqiptarë) nga policia dhe ushtria maqedonase në Komanovë, aq më parë që për shkak të mos transparences së autoriteteve maqedonase ka dyshime të bazuara se disa prej të vrarëve mund të jenë ekzekutuar pasi janë arrestuar nga forcat maqedonase.

“KMDLNj mendon se Instituti për Mjekësi Ligjore i udhëhequr nga prof. Arsim Gërxhaliu ka kapacitet profesional dhe besueshmëri që së bashku me laboratorët e Forenzikës të përcaktojnë saktësisht mënyrën dhe kohën e vdekjes të nëntë (9) qytetarëve të Kosovës të vrarë në Kumanovë. Institucionet e Kosovës duhet ta marrin përgjegjësinë që nëse ka nevojë duhet të angazhojnë edhe ekspertë ndërkombëtarë sikur që duhet të sigurojnë praninë e organizatave për të drejtat e njeriut me renome dhe besueshmëri ndërkombëtare si Amnesty International, Human Rights Watch, Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (FIDH), Komiteti Ndërkombëtarë i Helsinkut etj. që do të përcillnin ekspertizën mjeko-ligjore të të vrarëve në Kumanovë si edhe do të kërkonin nga këto organizata të bëjnë monitorimin e gjendjes shëndetësore dhe trajtimin e nëntëmbëdhjetë (19) qytetarëve të Kosovës që mbahen në paraburgim në burgun e Shutkës në Shkup dhe të cilët nuk mund të vizitohen nga organizatat për të drejtat e njeriut për shkak të pengesave që u bëjnë autoritetet maqedonase”, thuhet në kumtesë.

KMDLNj thekson se Maqedonia është e detyruar t’i respektojë të drejtat e njeriut sipas standardeve ndërkombëtare e në këtë kontekst të drejtat e personave të privuar nga liria, në përputhje me këto standarde.

“Moslejimi i misionit monitorues për Institucionin e Avokatit të Popullit të Maqedonisë dhe organizatave për të drejtat e njeriut lë dyshime se personat e arrestuar nuk po trajtohen mirë dhe se ndaj tyre po ushtrohet dhunë për nxjerrje të dëshimive përmes detyrimit me forcë. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë i ka plotësuar të gjitha kërkesat e autoriteteve maqedonase por ende nuk ka leje për t’i vizituar qytetarët e Kosovës që po mbahen në paraburgim në burgun e Shutkës në Shkup dhe është shumë i shqetësuar për trajtimin e tyre. Në të kundërtën, nuk ka asnjë arsye tjetër që të mos lejohet vizita monitoruese për të 19 të arrestuar, të gjithë qytetarë të Kosovës”, thuhet në komunikatën e KMDLNj-së.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *