Home / Lajme / Maqedoni / Koloneli shqiptar: “Ishin dy spiunë në grupin e shqiptarëve të Kumanovës”

Koloneli shqiptar: “Ishin dy spiunë në grupin e shqiptarëve të Kumanovës”

17 maj- Ish-ushtaraku Dritan Demiraj, komandat i 5 misioneve në Afganistan dhe i dekoruar nga Bujar Nishani dhe me “Medalje mirnjohje” nga presidenti i SHBA Barack Obama tregon në një intervistë disa detaje të këtij sulmi, ku njëri nga të njohurit e tij, mbeti i vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë.

Dy persona që kanë qënë pjesë e grupit të shqiptarëve që luftuan me ushtrinë Maqedonase në Kumanovë dhe që tashmë çuditërisht u janë “arratisur” forcave speciale, kanë qenë spiunët brenda grupit të luftëtarëve. Ish-ushtaraku Dritan Demiraj, komandat i 5 misioneve në Afganistan dhe i dekoruar nga Bujar Nishani dhe me “Medalje mirnjohje” nga presidenti i SHBA Barack Obama tregon në një intervistë disa detaje të këtij sulmi, ku njëri nga të njohurit e tij, mbeti i vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë. Ja intervista e plotë për gazetën “Shqiptarja” në Tiranë.

Zoti Demiraj, në faqen tuaj në “facebook” keni kthyer një përgjigje të zjarrtë kundër ish-ministres së Brendshme të Maqedonisë Jankullovska, e cila ka pohuar në një bisedë telefonike, se për një orë luftë i shfaros të gjithë shqiptarët. Ju evidentoni se shqiptarët janë populli më i fortë në ballkan dhe nuk maqedonasit nuk kanë forcë t’i trembin dhe mposhton me Jankullovskën?

Ka qenë një shkrim i zakonshëm dhe rutinë e ditës, pasi publikoj diçka çdo ditë në “Facebook”. Ndjeva keqardhje si të gjithë shqiptarët,në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe në Kumanovë, djemtë e të cilës u masakruan nga Forcat Speciale dhe ushtria Maqedonase. Gjithashtu ndjej keqardhje për këtë ngjarje pasi politika shqiptare, politika e Shkupit që është gjithashtu pjesë e qeverisë Gruefski dhe qeveria e Kosovës, nuk kanë bërë një deklaratë të përbashkët që ti dalë në mbrojtje shqiptarëve.Mendimin tim që kam shkruar kërkoj që mos politizohet dhe se shkrimi lidhet me atë që kur kam qënë 18 vjeç kam bërë një betim para flamurit,para kombit, që ne si ushtarë pavarësisht jemi apo sjemi në ushtri, ti shërbejmë kombit shqiptar në çdo moment.Thirja ime nuk ka të bëjë për ngritjen e një ushtrie dhe të ushtarëve dhe të luftohet në Maqedoni. Deklaratat e ish-ministrit me pak fjalë i konsideroj si primitive. Një ish-ministre që ka shkelur të gjitha ligjet e shtetit të saj dhe të drejtat e njeriut.

Sipas jush kush është përgjegjësi i asaj që ndodhi në Kumanovë?

Nëse interesoheni për mendimin tim, po jua them se është përgjegjës kryeministri Gruevski, ish-ministria e Brendshme Jankullovska, shërbimi sekret Maqedonas, dhe pa dyshim përgjegjës janë dhe faktori politik shqiptar, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, të cilët po bëjnë një bashkëqeverisje në lidhje me të drejtat e njeriut dhe më konkretisht të Shqiptarëve.Më vjen çudi që nuk reagon fort Ali Ahmeti i cili ka një begraunt si ish-komandant lufte,dhe pjesën më të madhe të atyre që u vetëdorëzuan, i njeh.

Ju tashmë jeni një ushtarak i vjetër dhe pjesëmarës në 5 misione të rëndëdësishme jashtë shtetit. A njihnit ndonjërin prej të vetëdorëzuarve apo personave që mbetën të vrarë gjatë betejës?

Të qënurit për shume vite në ushtrinë shqiptare, nuk më ka rënë rasti ti takoj pjesëmarësit në këtë sulm. Unë njihja vetëm dy nga protagonistën në këtë betejë dhe këtë njohje e kam pasur në një aktivitet sportive, pasi une dhe ata jemi marrë e sport dhe jemi takuar në Kosovë. Nuk është mirë ti përmend me emra pasi njëri është vrarë dhe tjetri është i plagosur. Kam përshtypjen se djemtë e vetëdorëzuar po masakrohen, duke i lënë pa bukë, pa ujë nga ana e policisë.

Si e shikoni ndërhyrjen me tanke, autoblinda dhe helikopterë të Forcave Speciale dhe Ushtrisë në një zonë tepër të populluar. Nevojitet vërtet i gjithë ky mobilizim?

Ka pas një numër shumë të konsiderueshëm forcash, repartesh shpeciale dhe njësi të motorizuara dhe të blinduara, plus një njësi helikopterësh dhe shumë agjentë të shërbimeve sekrete Maqedonase. Përdorimi i këtyre forcave dhe grumbullimi shumë shpejt i tyre në Kumanonë, në lagjen e “Trimave”, tregon se sulmi ka qënë i parapërgatitur më herët dhe i mirëmenduar. Përdorimi i topave dhe armëve të kalibrave të mëdha ka sjellë dhe vrasjen e civilëve të pafajshëm.

Policia dhe ushtria Maqedonase është nisur për ti vrarë dhe jo për ti arrestuar?

Pa dyshim që ka shkuar për ti vrarë. Dhe këtë gjë e tregon mobilizimi shumë i shpejtë. Maqedonasit kanë pasur spiunin brenda grupit të shqiptarëve dhe këtë gjë e tregon “arratisja” e dy të arrestuarve, të cilët u ikën policëve sapo treguan armët në mal të grupit.

U tregua trimëri apo tradhti në betejën e Kumanovës?

Të dyja bashkë. Djemtë luftuan me trimëri, ndërsa në krah kishin dhe tradhtarë. Por forca dhe fuqia e shqiptarit vazhdon të jetë e ndezur. Vlerësimi i Jankullofkës se mund ti zhdukë shqiptarët për një orë është jo profesionale dhe fshatareske. I kujtoj kësaj ish-ministre lufta guerilase ka gryer superfuqi ushtarake dhe jo më Maqedoninë. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *